Çavusoglu: Rusët nuk janë kundër zonës së sigurt në Siri

Ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për zgjidhjen e krizës në Siri, Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ripërsëriti se rusët nuk janë kundër zonës së sigurisë (në Siri).

Shefi i diplomacisë turke bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës.

Ai u shpreh edhe në lidhje me Marrëveshjen e Adanasë, e ardhur në rend të ditës nga Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe shtoi: “Nëse zbatohet mirë, na hyn në punë”.

“Rusët nuk janë kundër zonës së sigurisë, por nuk është ende e qartë se çfarë kuptojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga zona e sigurt dhe se cili është roli i rusëve në këtë çështje. Amerikanët nuk duan që të hyjë regjimi. Ndërsa nga aspekti ynë, hyrja e regjimit (në zonë) nuk eliminon shqetësimet tona të sigurisë. Sepse regjimi me organizatën terroriste YPG mund të bashkohen kundër Turqisë. Për këtë arsye zona e sigurt është e rëndësishme për ne” tha Çavushollu.

Ai theksoi se në rast të zbatimit të zonës së sigurt, në Siri do të kthehen rreth 400 mijë sirianë dhe organizata terroriste nuk e do këtë.

Në vlerësimin e tij Çavushollu u shpreh edhe në lidhje me ekzistencën e terrorit në Menbixh dhe tha: “Për Menbixhin ka zvarritje. Në këtë proces kuptuan rëndësinë e hartës rrugore dhe ka një përshpejtim në zbatimin e saj. Tani filluam të bisedojmë se kush do të marrë pjesë në mision atje dhe të nxjerrim një listë me emra”.

Ndërkaq ministri Çavushollu në lidhje me tentativën për grushtshteti të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, tha: “Jemi të gatshëm nëse nevojitet ndërmjetësues”.

Kurse në lidhje me vrasjen e kolumnistit të gazetës “Washington Post”, Jamal Khashoggi, ministri turk tha: “Pas punimeve të raportueses së posaçme do të vendosim bashkë me Kombet e Bashkuara se çfarë do të bëjmë. Nëse do të jetë e nevojshme do të aplikojmë në OKB për hetim në lidhje me këtë çështje”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne