Çavusoglu: SHBA-ja dhe Rusia nuk i kanë plotësuar dispozitat e memorandumit për veriun e Sirisë

“A e kanë bërë deri më tani atë çfarë është e nevojshme sipas memorandumit? Jo, nuk e kanë bërë. Por duhet bërë”, tha ai gjatë një fjalimi përpara Komisionit të Plan-Buxhetit në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

“Nëse nuk marrim rezultatin (e dëshiruar), do të bëjmë çfarë është e nevojshme përsëri, njëlloj sikurse filluam operacionin pasi e provuam me SHBA-në”, theksoi shefi i diplomacisë turke në lidhje me spastrimin e organizatës terroriste separatiste YPG/PKK nga veriu i Sirisë.

Çavusoglu nënvizoi se Turqia nuk është një shtet i bllokuar ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë.

“Pavarësisht nëse memorandumi u arrit duke negociuar mbi tekstet e përgatitura prej nesh apo nëse u bë një deklaratë e përbashkët, përfundimisht ne ramë dakord me të dyja vendet brenda 5 ditësh. Aktualisht a e kanë bërë plotësisht atë çfarë është e nevojshme sipas memorandumit? Jo, nuk e kanë bërë. Por duhet bërë. Ne bëmë gjithçka na takonte sipas memorandumit, mirëpo bëmë edhe çfarë duhej bërë kur pati provokime. Në rast se nuk marrim rezultatin (e dëshiruar) nga këtu, do të bëjmë çfarë është e nevojshme përsëri, njëlloj sikurse filluam operacionin pasi e provuam me SHBA-në. Kjo s’ka zgjidhje tjetër. Ne duhet të spastrojmë me doemos kërcënimin terrorist menjëherë pranë nesh”, u shpreh ai.

Kryediplomati turk foli edhe rreth operacionin amerikan për vrasjen e liderit terrorist të DAESH-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

“Ne kapëm dhe i dorëzuam Irakut njeriun më të afërt të tij, një person me emrin Ithawi. Pikërisht ai e tregoi vendin e Baghdadit”, precizoi Çavusoglu.

Sa i përket çështjes së Mesdheut Lindor, pasi tha se Turqia është tashmë e pranishme në terren dhe se po të mos ishte në terren s’do të kishte siguruar arritjet e deritanishme, ministri potencoi se janë duke mbrojtur jo vetëm të drejtat e Republikës Turke të Qipros së Veriut, por edhe ato të Republikës së Turqisë.

“Çdo hap që ndërmerret pa praninë e të gjitha vendeve përreth Mesdheut Lindor për të përcaktuar juridiksionet, është i pavlefshëm. Ajo çfarë vlen aktualisht për ne, është platforma kontinentale që ne kemi regjistruar në Kombet e Bashkuara”, nënvizoi Çavusoglu mes të tjerash./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne