Çavusoglu: ShBA-ja e neutralizoi Al-Bagdadin në bashkëpunim me Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu deklaroi se lideri i organizatës terroriste DAESH, Ebubekir Al-Bagdadi u neutralizua si rezultat i bashkëpunimit mes Turqisë dhe ShBA-së.

Ministri Çavusoglu në godinën e Ministrisë mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij nga Ginea-BissauSuzi Carla Barbarosa.

Në përgjigje të pyetjes se cili ka qenë kontributi i Turqisë në neutralizimin e Bagdadit gjatë operacionit të ShBA-së në Idlib të Sirisë, ministri Çavusoglu tha se Turqia, e cila lufton me të gjitha organizatat terroriste, ka luftuar përballë DAESH-it dhe ka neutralizuar mbi 4 mijë pjesëtarë të kësaj organizate.

Çavusoglu deklaroi se Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë deklaratën e nevojshme për këtë çështje dhe vijoi me këto fjalë: “Edhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri një deklaratë në lidhje me bashkëpunimin për këtë çështje para njoftimit të Trumpit. Turqia edhe këtu ka vepruar në përputhje me frymën e luftës kundër terrorizmit si dhe të aleancës dhe bashkëpunimit strategjik. Më parë u shkëmbyen informatat dhe mendimet për këtë Presidenti Trump e falënderoi Turqinë”.

Shefi i diplomacisë turke theksoi se lufta e Turqisë kundër organizatave terroriste DAESH dhe YPG/PKK do të vazhdojë, ndërsa tha: “Gjithashtu kemi informata që terroristët e YPG-së po i lirojnë pjesëtarët e DAESH-it në këmbim të parave, duke e përdorur Operacionin Pranvera e Paqes si një justifikim. Ne gjithashtu jemi duke monitoruar dhe shqyrtuar këto informata”.

Çavusoglu në mes tjerash tha që në qoftë se terroristët e YPG/PKK-së nuk tërhiqen nga zona e Operacionit “Burimi i Paqes”, atëherë Turqia do t’i spastrojë nga kjo zonë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne