Çavusoglu: ShBA-ja injoroi edhe një herë të drejtën ndërkombëtare

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka reaguar ndaj firmosjes nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump të dekretit që Lartësitë e Golanit të Sirisë i pranon si territor izraelit.

Ky vendim (i ShBA-së) nuk do të legjitimojë aneksimin e Lartësive të Golanit nga ana e Izraelit, tha kryediplomati turk në një deklaratë që bëri përmes medias sociale.

“Me këtë veprim ShBA-ja ka injoruar edhe një herë të drejtën ndërkombëtare. Vetëm se ky vendim nuk do ti japë legjitimitet aneksimit izraelit (të Lartësive të Golanit), përkundrazi do ta rrisë akoma edhe më shumë tensionin në rajon duke penguar përpjekjet që bëhen për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme”, shkruan Çavushollu.

Kurse zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK PARTI), Omer Çelik reagimin e tij ndaj këtij veprimi e shprehu duke thënë se “nënshkrimi i Trumpit është jo-legjitim. Lartësitë e Golanit nuk janë territor izraelit, janë territor sirian. Ato toka janë të sirianëve”.

Donald Trump nënshkroi të hënën dekretin presidencial që shpall se “ShBA-ja njeh zyrtarisht sovranitetin izraelit mbi Lartësitë e Golanit.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Uashington mori pjesë edhe Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanjahu.

“E njoha sovranitetin e Izraelit në Golan”, kishte thënë Trump gjatë hedhjes së firmës mbi urdhrin ekzekutiv të presidencës.

Nga ana tjetër ndërsa në Uashington hidheshin firmat, avionët reaktivë të Izraelit nisën të bombardojnë Gazën. Në qytet dëgjohen ende shpërthime./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne