Bota

Çavusoglu: Sistemet ruse S-400 do të kontrollohen nga Turqia

Në kuadër të vizitës zyrtare në Letoni, Çavusoglu organizoi një konferencë të përbashkët shtypi me homologun Edgards Rinkevics.

Duke folur për raketat S-400, shefi i diplomacisë turke iu përgjigj edhe pretendimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kinse sistemet në fjalë përbëjnë kërcënim për avionët luftarakë F-35.

“Në Siri ka raketa S-400 nën kontrollin e rusëve. Por avionët amerikanë dhe F-35 të Izraelit vazhdojnë të fluturojnë në këtë rajon. Sistemet S-400 janë dislokuar edhe në kufi me Norvegjinë, megjithatë avionët F-35 norvegjezë po fluturojnë atje”, u shpreh Çavusoglu duke theksuar se pretendimet e SHBA-së nuk pasqyrojnë realitetin.

Ai vuri në pah gjithashtu se këtë vlerësim duhet ta bëjnë ekspertët teknikë.

“Ne u paraqitëm amerikanëve dhe NATO-s një propozim. U propozuam atyre që të ngremë një grup teknik pune të përbashkët. Kërkuam që ky grup të bëjë vlerësimin në fjalë, pra, të vlerësojë pretendimet e SHBA-së aleate dhe të ndajë me ne konstatimet”, tha Çavusoglu mes të tjerash./trt

OPINIONE