Çavusoglu: Sistemin S-400 e kemi blerë, hapat e SHBA-së nuk janë në përputhje me ligjin

Shefi i diplomacisë turke iu përgjigj interesit të gazetarëve në Ankara pas takimeve kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Ruandës, dr. Richard Sezibera.

Ai u ndal sidomos mbi çështjen e raketave S-400, e cila është bërë objekt debati ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Këto lloj hapash të ndërmarra nga SHBA-ja nuk janë në përputhje me marrëveshjen e partneritetit apo ligjin. Ne e kemi të vështirë të kuptojmë qëndrimin amerikan në lidhje me sistemin S-400. Propozuam një komision të përbashkët dhe thamë që ato (raketat) të jenë në kuadër të NATO, por SHBA-ja nuk u përgjigj pozitivisht”, u shpreh Çavusoglu duke theksuar se Turqia është një vend i lirë dhe jo më një i tillë që vepron sipas direktivave të SHBA-së apo të ndonjë shtetit tjetër.

Çavusoglu vlerësoi gjithashtu kërcënimet për sanksione nga administrata amerikane.

“Pavarësisht se vendimit për sanksione, pa marrë parasysh se çfarë deklarate vjen nga SHBA-ja, ne tashmë i kemi blerë raketat S-400. Tani po flasim se kur sistemi S-400 do të dorëzohet në Turqi. Është e pamundur që ne të heqim dorë nga blerja e raketave S-400”, tha ministri turk i Punëve të Jashtme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne