Çavusoglu: Takimi me princin saudit mund të realizohet, nuk ka pengesë

Princi i Kurorës saudite, Muhammed Bin Salman në një bisedë telefonike që kishte realizuar më parë me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) kishte shprehur dëshirën për t’u takuar me z.Erdoan, tha Çavushollu të premten në një intervistë për një televizion privat turk.

“Ai (Princi i Kurorës) shprehu dëshirën për t’u takuar me Presidentin tonë (Erdoan) në Argjentinë. Sigurisht që nuk ka ndonjë arsye për t’u mos takuar, takimi mund të realizohet. Ashtu si në bisedat telefonike, Presidenti ynë do t’i thotë të gjitha mendimet dhe paraqesë provat tona, përfshirë të gjitha informacionet dhe dokumentet që janë siguruar gjatë procesit hetimor. Ne nuk shohim ndonjë pengesë për t’u takuar me Princin Trashëgimtar. Nëse e kërkojnë një diçka të tillë, takimi mund të realizohet. Sigurisht, ai që do ta vlerësojë dhe do të vendosë për këtë është Presidenti ynë”, tha Çavushollu./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne