Çavusoglu: Të pakënaqur nga pika aktuale e çështjes së zonës së sigurt në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu (Mevlüt Çavuşoğlu) në lidhje me zonë e sigurt, që planifikohet të krijohet në veri të Sirisë, tha: “Nuk jemi të kënaqur në pikën aktuale të arritur”.

Ministri Çavusoglu, i ndodhur në Amerikë për punimet e sesionit të 74-ët të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve turq në Nju-Jork.

Ai bëri deklarata në lidhje me zonën e sigurt, që planifikohet të krijohet në veri të Sirisë dhe theksoi se qëllimi thelbësor është nxjerrja e terroristëve nga ky rajon dhe pastrimi i rajonit në fjalë.

“Amerika ka një angazhim në këtë drejtim dhe duhet ta përmbushë atë. Ne mund të punojmë me njësitë e sigurisë që do të jenë me detyrë në zonën e sigurt, që do të krijohet me nxjerrjen e terroristëve,  mund të punojmë me administruesit lokalë dhe me elementet amerikane atje dhe me popullin lokal, por sigurisht që jo me YPG/PKK/PYD. Duhet të ndihmojmë edhe njerëzit që duan të kthehen në rajon pas sigurimit të zonës së sigurt. Sepse në fund të fundit nëse nuk e arrijmë këtë atëherë na ngelet një gjë e vetme për të bërë, të hyjmë atje dhe ta pastrojmë rajonin nga terroristët”, tha Çavusoglu.

Pyetjes në lidhje me skadimin e afatit të dhënë Amerikës në lidhje me zonën e sigurt, Çavusoglu iu përgjigj duke thënë se ky nuk është një kalendar 2-javor dhe shtoi: “Në pikën e arritur ne nuk jemi të kënaqur me gjendjen aktuale dhe këtë ua bëmë të qartë edhe amerikanëve. Për këtë arsye nëse vazhdon kjo zvarritje ne do shohim punën tonë”.

Kurse në lidhje me masakrimin e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi tha se pranimi i përgjegjësisë nga ana e Princit Trashëgimtarë, Muhammed bin Selman është i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm.

“Është e qartë që ka një vrasje dhe dihen autorët e krimit. Ata që kryen vrasjen duhet të japin llogari përpara drejtësisë dhe në këtë temë Arabia Saudite duhet të jetë transparente. Pranimi i përgjegjësisë është i rëndësishëm por edhe llogaridhënia është e tillë. Ka ende pyetje pa përgjigje. Çfarë ndodhi me kufomën, ku është dhe kush janë bashkëpunëtorët në vend (Turqi)? Dëshira jonë e vetme është që ata që kryen krimin të japin llogari përpara drejtësisë” tha ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavusoglu. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne