Çavusoglu: Tërheqja e njëanshme e Amerikës nga programi bërthamor është një hap i gabuar

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, tha: “Shtetet duhet ti qëndrojnë besnike marrëveshjeve që nënshkruajnë”.

Çavushollu doli në një konferencë për shtyp me homologun lituanez, Linas Linkevicius, i cili gjendet në kryeqytetin Ankara për një vizitë zyrtare.

Duke u shprehur se marrëveshja bërthamore e vitit 2015-të nuk është vetëm ndërmjet Iranit dhe Amerikës por përfshihen edhe Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera, Çavushollu tha: “Si pasojë vendimi për tërheqjen e njëanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është një hap i drejtë. Me deklaratat e bëra nga vendet e tjera, me deklaratat e përbashkëta të bëra nga liderët, bëhet e ditur se do të vazhdojnë të jenë besnikë ndaj kësaj marrëveshjeje dhe tani është krijuar një kaos”.

“Ne si Turqi kemi kundër arsenalit bërthamor. Ne jemi kundër të gjitha armëve bërthamore si në rajon ashtu edhe në botë” tha ministri turk.

“Shpresoj që kjo paqartësi, ky kaos të tejkalohet sa më parë. Ne ashtu si gjithmonë jemi të gatshëm për të bërë atë që na takon për krijimin përsëri të një mendimi të përbashkët në lidhje me këtë çështje” tha Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne