Cavusoglu tregon se çfarë përmbajnë incizimet gjatë vrasjes së Khashoggit

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se ka dëgjuar audio incizimet e “neveritshme”, në të cilat supozohet se dëgjohet vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi nga agjentët e Arabisë Saudite në konsullatën e këtij shteti në Stamboll.

Cavusoglu ka thënë për të përditshmen gjermane, Sueddeutsche Zeitung: “E kam dëgjuar. Ai është vrarë brenda shtatë minutave. Ka qenë vrasje e qëllimshme”.

Ministri turk ka thënë të ketë dëgjuar mjekun e forenzikës duke udhëzuar të tjerët që të dëgjojnë muzikë derisa ai i ka copëtuar trupin.

Cavusoglu ka thënë: “Njëri dëgjohet se është duke e shijuar atë, ka dëshirë të copëtojë trupat. Është e neveritshme”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne