Çavusoglu: Turqia dhe Amerika krijojnë mision të përbashkët për Sirinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se për të koordinuar procesin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Siria u krijua një mision i përbashkët force ndërmjet Turqisë dhe Amerikës.

Ministri Çavushollu, i ndodhur në Uashington në kuadër të Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Kundër DAESH-it, dha një konferencë për shtyp pas takimeve në kryeqytetin e Amerikës.

Ai bëri të ditur se për tërheqjen e trupave amerikane dhe në lidhje me shqetësimet e Turqisë për sigurinë e saj me burim Sirinë, ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u themelua një mision i përbashkët.

“Për të ndjekur nga afër procesin e tërheqjes së Amerikës nga Siria u krijua një forcë misioni e përbashkët. Këtë ia kisha propozuar personalisht nëpërmjet një telefonate Sekretarit amerikan të Shtetit (Mike Pompeo) dhe ai e vlerësoi pozitivisht këtë propozim. Ky mision do të fokusohet vetëm tek tërheqja e trupave amerikane dhe duke u kontaktuar shpesh do të vlerësohen propozimet reciproke, do të merren informacione të reja dhe me këtë proces vumë në veprim një mekanizëm për realizimin pa problem dhe në mënyrë të koordinuar këtë proces” tha shefi i diplomacisë së Turqisë.

Ndërkaq ai rikujtoi se në udhërrëfyesin e Menbixhit ka vonesa, por pavarësisht kushteve të vështira atmosferike është vënë re një përshpejtim në zbatimin e kësaj detyre.

Çavushollu bëri të ditur se organizata separatiste terroriste YPG/PKK ndodhet ende në Menbixh dhe kjo organizatë duhet të tërhiqet që aty si dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ose pa vetëdije i sheh kurdët si anëtarë të organizatës terroriste YPG.

Ai iu përgjigj edhe pyetjeve me zonën e sigurt, që planifikohet ë krijohet në verilindje të Sirisë dhe tha se nëse qëllimi është që të krijohet një zonë tampon për terroristët, atëherë Turqia do të dalë kundër kësaj.

Ministri turk tha se nëse krijohet një zonë e sigurt që i referohet shqetësimeve të Turqisë, atëherë do ta mbështesin atë dhe nënvizoi se ideja për këtë zonë të sigurt i përket Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), por udhëheqja e Presidentit të mëparshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama nuk iu afrua kësaj ideje./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne