Çavusoglu: Turqia do të pozicionohet në vendin e duhur në epokën aziatike

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, tha se Nisma e Rihapjes së Azisë do të pozicionojë Turqinë në vendin e duhur në epokën aziatike.

Ministri Çavusoglu mbajti një fjalim në punimet e Nismës së Rihapjes së Azisë të zhvilluara në kryeqytetin Ankara.

Gjatë fjalës së tij ai tha se do ta pozicionojnë Turqinë në vendin e duhur në epokën aziatike, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne e konsiderojmë prioritare të kontribuojmë në zhvillimin dhe përparimin tonë të qëndrueshëm si një shoqëri informacioni për të konsoliduar pozicionin strategjik dhe unifikues të vendit tonë midis Evropës dhe Azisë”.

Duke vënë në dukje se “Ne jemi një aktor që duhet të thellojë marrëdhëniet e tij me çdo rajon të botës pa luksin e orientimit drejt një gjeografie, drejtimi ose kampi”, ministri Çavusoglu tha se “Historia, gjeografia, marrëdhëniet njerëzore dhe fryma sipërmarrëse e popullit tonë e parashikojnë këtë”.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu tha se Turqia ka një rol kyç edhe në Evropë edhe në Azi, ndërsa shtoi se “Ne do ta ruajmë rolin tonë kyç edhe në Aleancën e Atlantikut Verior (NATO) që është aleanca më e fortë në botë”./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne