Çavusoglu: Turqia është gati të hapë kapitull të ri negociues me BE-në

Duke folur në një panel mbi multikulturalizmin që u mbajt në kuadër të Forumit të 14-të Strategjik në Bled të Sllovenisë, Çavushollu u dha përgjigje deklaratave të Pahorit, lidhur me propozimin e këtij të fundit për ti dhënë Turqisë një status të veçantë në vend të anëtarësimit të plotë.

“Deri vitin e kaluar ai e mbështeste fuqishëm anëtarësimin e Turqisë. Nuk e di përse e ka ndryshuar mendimin. Ndoshta për arsye të (Presidentit të Francës Emmanuel) Marcon dhe të tjerëve”,- tha kryediplomati turk.

Këtu duhet marrë për bazë parimi i vijimësisë në qëndrimin e Shtetit dhe BE-së,- u shpreh Çavushollu dhe shtoi: “Negociatat me Turqinë për anëtarësim të plotë Bashkimi Evropian i filloi në vitin 2004. Cilat janë kriteret që vlejnë këtu? Çështja ka të bëjë me këto standarde, apo me zotimet? Turqia është e gatshme për të hapur një kapitull të ri. Nëse Turqia nuk i përmbush kriteret për hapjen dhe mbylljen (e kapitujve) atëherë jemi në rregull, Turqia nuk mund të bëhet anëtare e plotë. Por nëse Turqia i plotëson kriteret e hapjes së kapitujve (negociues) atëherë procesi i anëtarësimit duhet të vazhdojë, ose të paktën negociatat nuk duhet të ndërpriten”.

Në fjalën që kishte mbajtur në këtë forum Presidenti i Sllovenisë, Pahor kishte thënë: “Unë do të doja të shprehja dallimin ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë e Ukrainës. Unë do të propozoja status të veçantë për Ukrainën dhe Turqinë, kurse për vendet e Ballkanit Perëndimor do të propozoja anëtarësim të plotë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne