Çavusoglu: Turqia mbron integritetin territorial të Irakut dhe të drejtat e kurdëve

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se Turqia mbron integritetin territorial të Irakut dhe të drejtat e kurdëve.

Duke e bërë të ditur se dëshirojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit, ministri Çavusoglu tha: “Ne mbështesin integritetin territorial të Irakut. Në çdo kohë në mënyrë të qartë mbrojmë të drejtat e udhëheqjes vendore dhe të vëllezërve tanë kurdë”.

Ministri Çavusoglu në qytetin Erbil të Irakut zhvilloi një takim me kreun e udhëheqjes vendore kurdë në Veri të Irakut, Mesud Barzani.

Në deklaratën e tij të bërë më pas për gazetarët, ministri Çavusoglu tha se me Presidentin e Irakut, Fuad Masum, Kryeministrin Haydar al-Ibadi dhe Kryeparlamentarin Selim al-Xhubur kanë zhvilluar kontakte shumë konstruktive, ndërsa bëri të ditur se në Erbil së bashku me Barzanin kanë biseduar në lidhje me operacionin kundër DAESH-it, PKK-në dhe në të njëjtën kohë edhe në lidhje me referendumin për pavarësi i cili ndodhet në rend të ditës.

Çavusoglu tha se Barzanit i ka përcjell në mënyrë të qartë mendimet e Turqisë në lidhje me referendumin në fjalë.

“Ne duam paqen dhe stabilitetin e këtij rajoni. Mbështesim tërësinë territoriale të Irakut. Në çdo kohë në mënyrë të qartë mbrojmë të drejtat e udhëheqjes vendore dhe të vëllezërve tanë kurdë”, deklaroi Çavusoglu.

Ai gjithashtu bëri të ditur se beson që ky referendum nuk do të kontribuoj në paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Ministri Çavusoglu rikujtoi se bashkëbiseduesve të tij i përcolli se ashtu siç nuk e vlerëson si të drejt ngritjen e flamurëve në godinat publike në Kirkuk, ashtu nuk e vlerëson të drejt edhe referendumin.

Gjatë takimit të tij me Barzanin shefi i diplomacisë turke bisedoi edhe në lidhje me luftën kundër terrorit.

“Prania e organizatave terroriste DAESH dhe PKK këtu, nuk paraqet kërcënim vetëm për ne, por janë armik i përbashkët i të gjithëve. Ata janë armiq edhe i popullit edhe i qeverisë irakiane. Që të dy njëkohësisht janë armiq edhe të udhëheqjes vendore kurde. Objektivi i parë i tyre është udhëheqja rajonale, ndërsa i dyti Turqia. Ne duhet të vazhdojmë të gjithë së bashku luftën kundër këtyre organizatave terroriste. Ne kemi edhe vullnet edhe vendosmëri në këtë çështje. Unë këtë e pashë gjatë kësaj vizite”, deklaroi ministri Çavusoglu./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne