Bota

Çavusoglu: Turqia nuk do të marrë pjesë në sanksionet ndaj Iranit; sanksionet e ShBA-së nuk janë të drejta

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se Turqia nuk do të marrë pjesë në zbatimin e sanksioneve ndaj Iranit.

I ndodhur për kontakte në Republikën Turke të Qipros së Veriut, ministri Çavusoglu i bëri një vlerësim vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e sanksioneve.

Në përgjigje të pyetjes se a do të ndikojnë këto sanksione në marrëdhëniet mes Turqisë dhe ShBA-së, ministri Çavusoglu tha se “Një delegacion i ShBA-së vizitoi Turqinë. Atyre u bëmë me dije se nuk do të marrim pjesë në këto sanksione. Ne marrim naftë me kushte të volitshme nga Irani. Ju flisni nga larg, por ne nuk mund të pajtohemi me këtë”.

“Duke shpjeguar se nuk pajtohemi me këto sanksione, në parim ne gjithashtu u themi se sanksionet e ShBA-së nuk janë të drejta. Nuk jemi të obliguar ti përmbahemi sanksioneve të asnjë vendi në lidhje me çështjen e Iranit”, bëri të ditur ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu./ trt

OPINIONE