Çavuşoğlu: Turqit në Evropë përballen me racizëm sistematik

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se mërgimtarët turq gjithnjë e më shumë përballen me politika diskriminuese dhe racizëm sistematik në Evropën Perëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi të shqetësuar për diskriminimin në rritje me të cilin përballet komuniteti turk në Evropën Perëndimore”, tha Çavuşoğlu gjatë një takimi në qytetin gjerman Dusseldorf, duke theksuar se politikat diskriminuese dhe raciste po bëhen gjithnjë e më sistematike dhe mbështeten nga zyrtarë në nivele të ndryshme në ato vende.

Çavuşoğlu u takua me diplomatët turq që shërbenin në qytete evropiane në një mbledhje të posaçme për të diskutuar problemet e ndryshme me të cilat përballet komuniteti turk në Evropë dhe masat e mundshme për të përmirësuar shërbimet konsullore.

Ai u bëri thirrje diplomatëve turq që t’i japin rëndësi të madhe incidenteve të diskriminimit racist, sulmeve ksenofobile dhe krimeve islamofobike, si dhe të ofrojnë mbështetje për viktimat dhe të ngrenë shqetësime në bisedime me autoritetet përkatëse.

“Si konsuj ju nuk po bisedoni vetëm me qytetarët tanë, por edhe me politikanët në vendet ku shërbeni”, tha Çavuşoğlu.

“Udhëheqësit politikë duhet të veprojnë me sens të përbashkët. Ata duhet të përmbahen nga retorika përçarëse, nuk duhet të përdorin dallime fetare ose tenike për propagandë. Ky lloj trajtimi i retorikës, duke përdorur retorikë diskriminuese, krijon një klimë të urrejtjes që ngulmon sulmet raciste. Ju lutemi tregoni këto gjatë takimeve tuaja me bashkëbiseduesit”, theksoi ai.

Evropa viteve të fundit ishte dëshmitare e rritjes së numrit të rasteve që lidhen me racizmin dhe islamofobinë, të shkaktuar nga propaganda e nisur nga partitë e ekstremit të djathtë.

Sipas një raporti të publikuar nga grupi i ekspertëve SETA me qendër në Ankara, 676 incidente islamofobike u dokumentuan në Francë gjatë vitit 2018, një rritje prej 52 për qind kundrejt 446 rasteve gjatë vitit 2017.

Në Austri, gjatë vitit 2018 u regjistruan 540 raste të incidenteve islamofobike, krahasuar me 309 raste në vitin 2017.

Në Gjermani, në të njëjtën periudhë policia regjistroi 813 krime të urrejtjes ndaj muslimanëve, përfshirë fyerje, letra kërcënuese, sulme fizike dhe sulme kundër xhamive.

Më shumë se 100 xhami dhe institucione fetare poashtu u sulmuan.

Në Gjermani, ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian (BE) me gjithsej 81 milionë banorë, jetojnë 4.7 milionë muslimanë, popullsia më e madhe muslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Në këtë vend, poashtu jetojnë 3 milionë turq./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne