Çavusoglu: Vetëm Akkuyu nuk mjafton, do të ndërtojmë edhe centrale të tjera bërthamore

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se është rritur edhe nevoja e energjisë së Turqisë në zhvillim.

I ndodhur në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit, Çavushollu u shpreh se centrali bërthamor Akkuyu, që ka filluar të ndërtohet në Mersin, është centrali i parë i energjisë bërthamore në Turqi.

“Pasi Akkuyu të përfundojë tërësisht, 10% të energjisë elektrike që ka nevojë Turqia do ta sigurojë nga ky central” tha ministri turk.

Ai tha gjithashtu se centrali bërthamor Akkuyu nuk mund të sigurojë i vetëm nevojën për energji të Turqisë dhe shtoi: “Ekonomia e Turqisë po rritet. Me japonezët dhe francezët po bisedohet për ndërtimin e centralit të dytë të energjisë nukleare në Sinop”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne