Çavusoglu: Zhvillimet e fundit në Venezuelë janë shqetësuese

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) zhvillimet e fundit në Venezuelë i cilësoi si shqetësuese.

“Fatkeqësisht kohëve të fundit disa vende të Amerikës Latine dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Venezuelës”, bëri të ditur Çavushollu.

Shefi i diplomacisë turke i bëri një vlerësim rendit të ditës për një kanal televiziv privat.

Duke vënë në dukje se Venezuela është njëra prej vendeve më të bukura të botës për nga aspekti i pasurive natyrore, ministri Çavushollu tërhoqi vëmendjen se ky vend deri më sot ka mbetur prapa në çështjen e eksploatimit të këtyre pasurive.

Çavushollu tha se zhvillimet aktuale në këtë vend janë shqetësuese, ndërsa rikujtoi se Turqia në këto kushte të vështira përpiqet t’i japë mbështetje ekonomisë së Venezuelës.

“Në njërën anë në krye të vendit ndodhet një president i zgjedhur, në anën tjetër Kryetari i Kuvendit ‘de facto’ e shpallë veten si president. Kjo është një situatë shumë e çuditshme, është e qartë se si zgjidhet presidenti. Disa vende e njohën këtë dhe kjo mund të shkaktojë kaos”, bëri të ditur shefi i diplomacisë turke.

Çavushollu bëri të ditur që Presidenti Erdoan mbrëmë i telefonoi Presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, prej të cilit u informua në lidhje me zhvillimet e fundit, ndërsa shtoi se u vu theksi i fuqimisht në mbështetjen që i jep Turqia demokracisë.

“Në dhashë Zoti, Venezuela do ta kalojë këtë proces duke e siguruar paqen e brendshme. Përndryshe mund të vjen deri tek zhvillimet e rënda për të cilat jemi të shqetësuar. Turqia mundohet të bëjë atë që i takon”, bëri të ditur Çavushollu./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne