CDU/CSU: Shqipëria s’është gati, nuk janë përmbushur kushtet për negociatat

Një ditë pasi Komisioni Europian rekomandoi hapjen e menjëhershme të negociatave me Shqipërin nënkryetari I grupit parlamentar CDU-CSU Johan Wadephul deklaron se Tirana nuk eshte ende gati per te bere nje hap te tille.

JOHANN WADEPHUL

NËNKRYETAR, GRUPI PARLAMENTAR CDU/CSU

Një analizë fillestare tregon se Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim siç u tha nga ministrat e jashtëm të BE më 26 qershor 2018. Ende nuk ka sistem gjyqësor funksional. As Gjykata Kushtetuese as Gjykata e Lartë nuk funksionojnë. As autoriteti antikorrupsion dhe as autoriteti i saj nënligjor, Byroja Kombetare e Hetimit nuk u krijuan fare.

Sipas deputetit gjerman, vendimi pozitiv mund të jepet në shtator, nëse kapercehet kriza. Ai ben te qarte se rikthimi dialogut pa kushte mes mazhorancës dhe opozit ështe I domosdoshem per zgjidhjen e ngercit.

JOHANN WADEPHUL

NËNKRYETAR, GRUPI PARLAMENTAR CDU/CSU

Shqipëria ka nevojë për më shumë kohë për t’u përgatitur për negociatat e pranimit. Vendi duhet të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar kushtet për një vendim pozitiv të BE në shtator. Kjo përfshin një dialog të vërtetë midis qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën shtetërore. Grupi parlamentar i CDU / CSU është ende i gatshëm të ndihmojë. Të dyja palët duhet, megjithatë, të përgatiten për një dialog të tillë pa kushte.

Sipas nënkryetar të grupit parlamentar CDU-CSU, Bundestagu gjerman do të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit te Shqiperise deri në fund të shtatorit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne