Çelik: Gjuha e kryediplomatit grek tejet larg asaj të një burrështetasi

Një reagim ndaj deklaratave të ministrit të ri të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, për aktivitetet që Turqia po zhvillon në Mesdheun Lindor konform të drejtës ndërkombëtare, ka ardhur edhe nga zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, Omer Çelik.

“Ministri i Jashtëm i Greqisë ka folur me një gjuhë tejet larg asaj që duhet të përdorë një burrështetas”, tha Çelik gjatë një prononcimi për mediat në Ankara.

Ai theksoi se miqësia e Turqinë është e çmuar duke shtuar se kjo miqësi nuk dëmton askënd dhe sjell dobi për të gjithë.

“Por ministri i Jashtëm grek e ka filluar me këtë gjuhë dhe kjo është për të ardhur keq. Në rast se vazhdon me këtë gjuhë, kjo nuk do të ketë përfundime të mira”, theksoi zëdhënësi i AK Partisë.

Çelik vuri në pah gjithashtu se mbështesin deri në fund deklaratat e zyrtarëve të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) në lidhje me aktivitetet e sondimit në Mesdheun Lindor.

“Ata që shkaktojnë tension e ndërmarrin aktivitete antiligjore janë pala greke dhe ajo grekoqipriote. Kjo është në fakt një gjuhë për të cilën duhet të kërkohet falje”, saktësoi ai.

Turqia kundërshton vazhdimisht aktivitetet e njëanshme të Administratës Greke të Qipros së Jugut në Mesdheun Lindor duke potencuar se edhe RTQV-ja ka të drejta mbi burimet në këtë zonë.

Athina kërcënoi Ankaranë të martën duke thënë se do t’i kërkojë Bashkimit Evropian që të sanksionojë Turqinë për aktivitetet kërkimore të saj në Mesdhe./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne