Çelik: Metoda e skandalit të NATO-s i ngjan asaj të FETO-s

Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Ëmer Çelik (Ömer Çelik) në prononcimin e tij në lidhje me skandalin e armiqësisë kundër “Ataturkut dhe Erdoanit (Erdoğan) të shfaqur gjatë stërvitjeve ushtarake të NATO-s tha se “Metoda se si është realizuar kjo ngjarje i ngjan shumë metodës që zbaton organizata terroriste gyleniste FETO”.

Në ditën e fundit të Forumit të 9-të Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë, ministri Çelik i bëri një vlerësim rendit të ditës.

Gjatë forumit, i cili u zhvillua në një atmosferë mjaftë produktive, në rend të ditës kanë qenë çështjet si marrëdhëniet me ShBA-në, emigracionit dhe i rrugës së re të mëndafshit, deklaroi Çelik, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Kur bëhet fjalë për islamin dhe terrorin, atëherë këto dy terme nuk duhen të përdoren së bashku. Kemi hasur në fjalë të shumta se terrori nuk duhet të njëjtësohet me asnjë fe e as me islamin, gjë që sjellë kënaqësi”.

Ministri Çelik gjithashtu tha se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, me të cilin janë takuar gjatë mbledhjeve të ndryshme i kërkoi falje për skandalin e “armiqësisë ndaj Ataturkut dhe Erdoanit” dhe shtoi se një gjë e tillë është e papranueshme.

Duke vënë në dukje se ata i kanë përcjellë palës së kundërt se nuk do të pranojnë dhe nuk do të falin në asnjë mënyrë mosrespektimin, ministri Çelik tha se “Duhet të ndëshkohet nëpunësi civil, i cili e ka kryer këtë akt”.

“A nuk ka asnjë zinxhir komandues? Personi në fjalë a nuk ka ndonjë eprorë? “, tha Çeliku, duke nënvizuar se ky zinxhir komandues duhet të hetohet dhe të ndërmerren hapa të domosdoshëm.

“Turqia do të vazhdojë të mbikëqyrë hetimin e incidentit dhe të sigurohet që incidente të tilla të mos ndodhnin kurrë më”, tha ai.

Çelik shtoi se incidenti ishte i ngjashëm me metodën e përdorur nga organizata terroriste gyleniste (FETO).

“Ata po përdorin të gjitha mundësitë e tyre për të dëmtuar Turqinë dhe për krijimin e disa zhvillimeve negative në Turqi. Kjo është shumë e ngjashme me metodën e përdorur prej tyre”, bëri të ditur kryenegociatori turk, Ëmer Çelik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne