Çelik: Një delegacion turk do të shkojë në Rusi, në fokus zhvillimet në Siri

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Ëmer Çelik (Ömer Çelik) tha se një delegacion turk i përbërë prej Ministrit të Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), Hakan Fidan dhe zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) do të shkojë ditën e shtunë në Rusi.

Ëmer Çelik, në konferencën për shtyp të zhvilluar pas mbledhjes së Këshillit Qendror Vendimmarrës dhe Ekzekutiv (MYK) të Partisë AK, bëri të ditur se delegacioni turk do të zhvillojë takime në Rusi për çështjen e Sirisë.

“Sipas rezultatit të këtyre takimeve mund të zhvillohet edhe një bisedë telefonike. Do të planifikohet një plan në mënyrë që të takohen presidenti ynë dhe Putini” tha Çelik.

Ai theksoi gjithashtu se do të vazhdojë diplomacia e intensifikuar me Iranin dhe Rusinë dhe ky trafik diplomatik do të vazhdohet dhe me partnerët e procesit të Astana-s dhe komponentët e procesit të Gjenevës.

Turqia, në periudhën në vijim, pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Siria do të ndajë me aleatët edhe perspektivën e luftës së saj kundër terrorit, tha Çelik dhe shtoi: “Në kuadër të një koordinimi, do të vazhdojnë këto punime në mënyrë shumë të planifikuar dhe të programuar”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne