Shqiperia

Çelja e negociatave/ Majlinda Bregu tregon çfarë përfitojnë konkretisht shqiptarët

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për Ballkanin, Majlinda Bregu e ftuar në rubrikën “Mbrëmja” në ABC News, teksa ka folur për aktualitetin politik të vendit, zgjedhjen në postin drejtues të BE-së dhe integrimin e Shqipërisë në BE, ka treguar atë se çfarë përfitojnë konkretisht shqiptarët nga hapja e negociatave.

Bregu ka thënë se pas integrimit të Shqipërisë në BE, do të ketë një moitorim më të detajuar të të gjitha problemeve që evidentohen në vend, ku ka renditur korrupsionin, biznesin e vogël, çështjen e pronave etj.

“Gjatë gjithë këtyre viteve, ne pak jemi të zotët që të bëjmë përkthimin real të asaj çfarë përfitojnë shqiptarët. Pas hapjes së negociatave, nuk do të kemi më luftë kundër korrupsionit, sepse korrupsioni lidhet me paratë publike, por do të kemi monitorimin e çdo tenderi.

Biznesi është kryesori që ndjen luhatjet e tregut dhe për këtë do të ketë një monitorim. Çështja e pronave, është shumë e rëndësishme. Progresi do të jetë kryesori për tu monitoruar, sepse shumë nga këto probleme kanë bërë largimin e investitorëve”,- u shpreh Bregu

OPINIONE