Çelja e negociatave me BE, mediat gjermane: Shqipëria ka ende imazh të keq për disa shtete

Kryetari i Komitetit të Bundestagut të Evropës, Gunther Krichbaum (CDU), i ka rikujtuar Qeverisë Federale të drejtën për të folur për Parlamentin në lidhje me negociatat e mundshme të pranimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Deputeti Krichbaum thotë se çelja e negociatave si me Shqipërinë, ashtu edhe me Maqedoninë është ende herët.

“Për momentin, unë jam qartësisht kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë. Hapja e negociatave do të ishte shumë herët tani, megjithëse Shqipëria ka nisur “reforma të shumta”, për shembull në gjyqësor. Kjo vlen në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, “i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë”, tha politikani i CDU.

Nga ana tjetër, në fraksione qeveritare thuhet se Shqipëria ka ende një imazh negativ për disa vende të Europës, shkruan media gjermane welt.de.

“Më 28 dhe 29 Qershor, Këshilli Evropian duhet të pozicionojë veten në propozimin e Komisionit të BE-së. Ka rezerva për një hap të tillë në shtete të ndryshme anëtare të BE-së; Imazhi i Shqipërisë është i keq në disa vende të BE. Duhet t’i japim Shqipërisë dhe Maqedonisë perspektivën, argumentojnë të tjerët”. Është ky qëndrimi që pasqyrohet në fraksione qeveritare, edhe pse ata ende nuk janë pozicionuar zyrtarisht.

Ndërkohë, kancelarja Angela Merkel (CDU) deri më tani nuk ka treguar qëndrimin e saj, por ka gjasa të përpiqet për një konsensus me Parisin.

Krichbaum se fundmi u citua gabim nga disa media shqiptare e me pas u atakua prej tyre . Ai i tha Kryeministrit Socialist Edi Rama se këto media ishin nën kontrollin e tij. Rama ishte i ftuar në komisionin e çështjeve europiane të Bundestagut. Në polemiken, Krichbaum ishte treguar poshtërues ndaj Ramës thonë deputetet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne