Celula ‘terroriste iraniane’ dhe Maryam Rajavi si Ministre e Brendeshme e Shqiperise

Në videon më sipër Dr. Olsi Jazexhi komenton lajmin e rremë që Policia e Shtetit Shqiptarë shpalli në datë 23 tetor 2019 sipas të cilit drejtori Ardi Veliu deklaroi se në Shqipëri është kapur një celulë terroriste iraniane. Duke i bërë koment emisionit të filo-muxhahedinit Sokol Balla në News 24 dhe emisionit Opinion të Blendi Fevziut, nxirret në pah sesi drejtori i policisë Ardi Veliu dhe zv. ministri i brendshëm Besfort Lamallari kanë pranuar vetë në emisionet në fjalë që ata nuk kanë fakte për grupin e pretenduar terrorist iranian. Në emisionin Opinion gazetari Artan Hoxha ka pranuar në prezencë të Besfort Lamallarit që Muxhahedinët Iranianë operojnë një shërbim sekret të tyren në Shqiperi – paralel me SHIK-un. Kjo përbën një shkelje të Kushtetutes dhe Ligjeve shqiptare. Në bisedën me lartë tregohet sesi Muxhahedinet Iraniane jo vetëm që kanë ngelur në Shqipëri dhe herët a vonë do dalin nga kampi i tyre dhe vërshojnë drejt qyteteve shqiptare, por ata kanë marrë peng politikën, ministritë dhe organet e rendit në Shqipëri. Ata luajnë me mediat dhe opinionin publik shqiptar duke e kthyer Shqiperinë në një shtet xhihadist – sikur Afganistani në kohën e talebanëve dhe Mullah Omarit.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne