Censorët e Google bllokojnë qasjen në CounterPunch, Wikileaks dhe në portale të tjera progresive

Censorët e Google bllokojnë qasjen në CounterPunch dhe në portale të tjera progresive

Qeveria e SHBA-së dhe kompanitë e teknologjisë së informacionit që bashkëpunojnë me të, po lëvizin plotësisht në kampin e qeverive që përdorin pa mëshirë internetin për të mbledhur të dhënat e përdoruesve në internet, për të monitoruar aktivitetet e tyre dhe për të kontrolluar atë që mund të shohin e të bëjnë.

Së pari, ka qenë – dhe është – NSA, Agjensia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, e cila mbledh e-mailet, të dhënat telefonike, të dhënat e mediave sociale dhe më shumë nga miliona qytetarë të SHBA-së botës. Kompanitë e softuerit si Google bashkëpunuan në heshtje duke i ofruar qasje NSA-së tek përdoruesit e tyre, derisa Edward Snowden e bëri publik këtë sistem të urryer.

Tani Google, me urdhër të miqve të tij në Uashington, është duke censuruar në mënyrë aktive – në thelb duke bllokuar qasjen – në faqet e internetit të cilat kërkojnë të paralajmërojnë punëtorët amerikanë për përpjekjet e vazhdueshme për të sulmuar më tej të ardhurat e tyre, shërbimet sociale dhe kushtet e jetës nga qeveria qëndrore e SHBA-së, dhe ato që kërkojnë të paralajmërojnë kundër luftës së afërt midis NATO-s dhe forcave të tjera të udhëhequra nga SHBA-ja ndaj vendeve si Irani, Rusia dhe Kina, të cilat në asnjë mënyrë nuk e kanë kërcënuar shtetin amerikan apo popullin e tij.

Nën programin e ri të ashtuquajtur kundra lajmeve fallco, algoritmet e Google në muajt e fundit i kanë lëvizur faqet e internetit socialiste, ato kundër luftës dhe ato progresive, nga pozicionet më të shquara në kërkimet e Google, në pozicione të largëta deri në faqen e 50-të të rezultateve të kërkimit, duke i larguar ato nga rezultatet e kërkimit që sheh çdo kërkues. Counterpunch, World Socialsit Website, Demokracy Now, American Civil liberties Union, Wikileaks, janë vetëm disa nga faqet e internetit të cilat kanë përjetuar reduktime të mëdha nga kërkimet e Google. World Socialist Website, për të përmendur vetëm një shembull, ka pësuar një rënie prej 67% në kthimet e saj nga Google që nga shpallja e politikës së re.

Ky konvertim i Google në një motor censurimi nuk është një zhvillim i parëndësishëm. Kërkimet e Google aktualisht janë një mjet primar me të cilin punëtorët dhe anëtarët e tjerë të publikut kërkojnë informacion rreth jetës së tyre dhe botës së tyre. Duhet bërë çdo përpjekje për ta luftuar këtë shkelje serioze mbi të drejtat themelore të lirisë së fjalës dhe lirisë së shtypit.

World Socialist Website, viktima më e goditur nga kjo e-censurë, po përpiqet të mobilizojë opinionin publik dhe faqet e tjera të internetit në një fushatë të gjerë kundër censurës së Google.

Është e domosdoshme që njerëzit e klasës punëtore të luftojnë për përdorim të vërtetë demokratik të internetit, duke filluar me lirinë e plotë për të parë një gamë të gjerë temash, jo vetëm ato që Google dhe Uashingtoni mendojnë se amerikanët dhe bota duhet të shohin. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne