Census në 2020, regjistrim nga e para i popullsisë

Shqipëria do t’i nënshtrohet një tjetër Censusi të popullsisë dhe banesave. Anketimi do të kryetë vitin 2020 dhe të dhënat që do të dalin prej tij do të hidhen në një regjistër elektronik i cili më pas do të përpunojë çdo vit numrin e popullatës për njësitë vendore, edukimin e tyre apo gjendjen ekonomike.

Zhvillimi i këtij modeli do të bëhet sipas atij zvicerian, shtet i cili vite më parë është përballur me të njëjtat problematika si Shqipëria. Drejtori i Statistikave të këtij shteti shpjegon për televizionin Klan sesi është aplikuar ky model ne vendin e tij.

“Të dhënat do të bëhen të krahasueshme. Kjo është shumë e nevojshme edhe për politikanët dhe qeverinë sepse orientojnë politikat mbi të dhëna të sakta dhe jo mbi opinione. Për ta bërë konkrete, a e dini se sa njerëz ju keni, çfarë edukimi kanë, ku jetojnë etj nga këto? Dhe kjo është baza për të gjithë për të marrë vendime. Vlera më e mirë e këtij projekti është transaperenca, është elementi që rrit besimin e qytetarëve”-thotë për Tv Klan, George Simeone Ulcrih.

Kujtojmë që përfundimet e censusit i vitit 2011 u shoqërua me polemika dhe kontestime nga grupime të ndryshme, sidomos nga komunitetet fetare. Kisha orthodokse vijon ta konsiderojë të papranueshëm regjistrimin e popullsisë dhe shifrën e dalë nga ky Census.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne