Centrali nuklear Akkuju dhe projektet e tjera strategjike ruse në Turqi

Centrali nuklear do të kushtojë 20 miliard dollar, dhe do të mbulojë 10% të kërkesave të Turqisë për energjinë elektrike. Presidenti i Rusisë Vladimir Putini dhe kolegu i tij turk Rexhep Tajip Erdogani gjatë video-konferencës kanë dhënë sinjalin për fillimin e ndërtimit të centralit atomik “Akkuju”, të cilën do ta ndërtojë koncerni rus “Rosatom” nga kredia të cilin Rusia e ka lejuar Ankarasë.

Putini ka theksuar se ndërtimtarët rus do të shfrytëzojnë teknologjitë inxhinierike më të sofistikuara. Turqia centralit nuklear “Akkuju” i ka dhënë statusin e investimeve strategjike, edhe pse po ndërtohet sipas formulës BOO ”build-own-operate” që do të thotë:”ndërto-menaxho-eksploato” e cila palës ruse i garanton 51% aksione. Projekti”Akkuju”nënkupton ndërtimin e 4 blloqeve energjetike me reaktorë rus BBZR-gjeneratës 1200,3+”. Fuqia e çdo blloku të ndërtuar do të jetë nga 1200 megawat. Centrali nuklear do të kushtojë gjithsejtë 20 miliard dollar, dhe me këtë do të plotësojë 10% të nevojave të Turqisë të energjisë elektrike. Shumën e madhe të parave Turqia e ka siguruar nëpërmjet kredisë të cilin e ka siguruar Rusia.

Erdogani ka vlerësuar se “Akkuju” është simbol i marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të reja në mes Turqisë dhe Rusisë: ”Kemi kaluar rrugë të gjatë. Ky është simbol i nivelit të ri të bashkëpunimit tonë. Ne kemi edhe projekte tjera të mëdha të përbashkëta. Gazsjellësi Rrjedha turke dhe sistemi antiraketor S-400. Për neve është e rëndësishme që duke i falënderuar këtyre ndërmarrjeve qindra të rinj tanë do të përfitojnë arsimimin në Rusi”.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne