Opinion

Çerek shekull të gjenocidit serb në Srebrenicë

Nga Av. Faik MIFTARI

Me datë 11 korrik 2020 mbushen 25 vjet(çerek shekull) nga krimi më i rëndë që ka ndodhur në Evropë pas përfundimit të Luftës së dytë botërore, atë të gjenocidit të kryer nga forcat policore, ushtarake, paramilitare serbe Srebrenicë, me ç’rast  gjatë periudhës njëjavore, 11-18 korrik 1995, vranë 8372 persona, duke nis që nga foshnja, fëmijë, gra, burra, pleqtë në mënyrë më mizore të mundshme dukepushkatuar, prerë, therë, mbytur në të gjitha format më makabre  të privimit nga jeta, boshnjakët të dorëzuar, të zënë robër, të zënë peng, të mashtruar, të lajthitur, pas pushtimit së Srebrenicës me 11 korrik 1995, edhe pse ishte shpallur zonë mbrojtëse nën mbrojtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hag e ka konfirmuar me vendimin e saj të plotfuqishëm gjenocidin e kryer serb në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë. Parlamenti Evropian më 17 janar 2009 ka miratuar Rezolutën për Srebrenicë me ç’rast 11 korrikun e ka  shpallur ditë evropiane në përkujtim të viktimave të gjenocidit të kryer në Srebrenicë. Kjo është një ditë përkujtimi të cilën boshnjakët e shënojnë  çdo vit, gjenocidin serb të kryer kundër tyre. Por, kjo është ditë, e cila  sivjet në përvjetorin e 25-të saj, do të shënohet edhe anembanë Evropës, me ç’rast edhe ne shqiptarët  do duhej përkujtojmë këtë ditë, si pjesëtar evropian që jemi.

Çdo vit, në ditën e përkujtimit të gjenocidit serb, me 11 korrik, bëhet edhe varrimi i mbetjeve mortore që akoma janë duke u zbuluar  anekënd Bosnjës lindore. Gjer tanë  janë identifikuar dhe varrosur më shumë se 7000 viktima boshnjak, ndërsa akoma po hulumtohet për gjetjen edhe të 1300 mbetjeve mortore akoma të pagjetur të boshnjakëve të vrarë në Srebrenicë. Sivjet për shkak të pandemisë së korona virusit Covid-19, me 11 korrik 2020 do të varrosen vetëm mbetjet mortore të 11 boshnjakëve të vrarë, pasi që familjet e shumta boshnjake që janë shpërngul nëpër Evropë, për shkak të pamundësisë për të ardhur e kanë prolonguar varrimin e mbetjeve mortore të gjetura të afërmve të tyre për vitin tjetër.

Grupi punues i Komisionit për hulumtimin e ngjarjeve rreth Srebrenicës në vitin 2004 ka konfirmuar se gjithsejtë 20.150 persona  drejtpërsëdrejti apo në mënyrë indirekte kanë marrë pjesë në përgatitjen dhe realizimin e gjenocidit serb në Srebrenicë  në korrik të vitit 1995.

Aktgjykimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë(ICTY) dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, janë të rëndësisë historike, pasi që kanë vërtetuar karakterin e vërtetë të luftës në Bosnjë e Hercegovinë, kush ishin urdhërdhënës e kush ishin viktima të kësaj lufte. Arkitektët dhe realizues të gjenocidit serb të kryer në Srebrenicë ishin pikësëpari Sllobodan Millosheviqi, Radovan Karaxhiqi dhe RatkoMlladiqi, si dhe një numër udhëheqës tjerë politik dhe ushtarak të Republikës së Serbisë dhe Republikës Serbe të Bosnjë e Hercegovinës.

Omer Dudiqit, i cili ka përjetuar tmerrin egjenocidit, dhe për fat të mirë ka shpëtuar, pasi ka arritur pas një javë të mbërrijë në zonën e lirë boshnjake, përveç tjerash i kujtohet:”Në Srebrenicën e rrethuar vite me radhë kanë arritur   shumë qenë nga të gjitha anët e sajë. Një natë para rrënjës së Srebrenicës, kanë ulëritur aq frikshëm  sa që njerëzve iu ngrihej gjaku në venat e tyre. Pleqtë na thoshin se kjo do të sjell diç të keqe për Srebrenicën. Të nesërmen u hapën dyert e ferrit”.

Radovan Karaxhiqi me 9 korrik të vitit 1995 në bashkëbisedim Mirosllav Deronjiqit i ka thënë :Dëgjo Mirosllav, pas hyrjes në Srebrenicë, të gjithë duhet vrarë… të gjithë çfarë mund të arrini”. Forcat serbe me 11 korrik 1995 hynë në Srebrenicë, zonën e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara. Pas hyrjes në qendër të qytetit të Srebrenicës gjakpirësi gjenerali Ratko Mlladiqi ka thënë: ”Jemi me 11 korrik 1995 në Srebrenicën serbe, me rastin edhe të një feste serbe, iadhurojmë popullit serb këtë qytet, Ka ardhur më në fund çasti, që pas rebelimit, turqve(lexo boshnjakëve)t’ju hakmerremi në këtë  sipërfaqe”.

Natën e 11 korrikut 1995 sipas urdhrit të prerëkomandues serb me qindra meshkujt u likuiduan aty për aty, ndërsa në mëngjesin e 13 korrikut vetëm afër një përroi, sipas dëshmitarëve ” ka qenë një grumbull prej 300 trupash të therura, ne mesin e të cilëve ka pas edhe gra, dhe se të gjithë trupat ishin pa kokat e tyre”.

Në kampin ushtarak të Potoqares ku ishte i stacionuar batalioni holandez, prej popullatës së vërshuar prej 30.000 njerëzve, me datë 12 e 13 korrik u krye ndarja e meshkujve prej grave dhe fëmijëve, dhe se “mbi 1000 meshkuj  u quan në fushën pran Orahovicës, dhe të gjithë u ekzekutuan aty për aty në prani të gjeneralit famëkeq serb gjakpirës RatkoMlladiqit.

Në “ operacionin  e vrasjes” i cili zgjati 7 ditë janë,vrarë dhe ekzekutuar  gjithsejtë 8372 burra, gra, pleqtëe fëmijë, të cilët pastaj janë groposur nëpër  varrezat masive gjithandej Bosnjës lindore.

Pushtimi i Srebrenicës, deportimi i grave dhe fëmijëve nga Potoqari dhe operacioni i rrëmbimit, robërimit dhe të zënit peng kryesisht të boshnjakëve dhe likuidimi i tyre i mëtejmë, ishte akt i kryer  gjenocidial i cili kohë më parë ishte i detajuar dhe i precizuar sipas planit të hartuar  nga udhëheqësit më të lartë politik e ushtarak serb. Numri i të vrarëve dhe koha e shkurtër e likuidimit të boshnjakëve flet qartë se në përgatitjen dhe planifikimin e gjenocidit në Srebrenicë ka marrë pjesë i tërë potenciali udhëheqës politik, policor dhe ushtarak serb.

Udhëheqësi  politik dhe ideologjik i gjenocidit ishte regjimi serb në krye me ish presidentin SllobodanMillosheviqin, ndërsa ekzekutor të gjenocidit ishinelita politike dhe ushtarake e serbëve të Republikës Serbe të Bosnjë e Hercegovinës në krye me liderin politik serb Radovan Karaxhiq  dhe komandantin ushtarak gjeneral Ratko Mlladiq.

Do të  përmbylli këtë përkujtim të çerek shekullit të  gjenocidit serb të kryer mbi popullin boshnjak në Srebrenicë , me rrëfimin e tmerrshëm të boshnjakes Xhemile Zekiqit, dëshmitare e gjallë e gjenocidit në Srebrencicë, pas  së cilës njeriu kur të lexojë, “po të kishte zemrën prej gurit, ajo do të copëtohej”:

Qëndroja në mes popullit të dëshpëruar  e të grumbulluar në PotoqareSrebrenicës,, kur çfarë të shoh, gruaja e re, është  shtrënguar, djersët i rridhnin në ballë, ngërç në fytyrë të saj. Iu afrova dhe e pyeta çfarë ka, ajo më tha, po lind, po bijë i thash, mbahu me një dorë për mua, e me tjetrën për vjehrrën,…Ashtu u bë, u shtrëngua gruaja e re në ne…, u ndie vaji i foshnjës djalë. E mora foshnjën dhe po dua t’ia lidhi kërthizën, kur çetniku serb doli para meje duke më thënë: lëshoje këtë foshnje në tokë. Unë e lëshova dalëngadalë në dimijat e mia, foshnja e bukur me flokë të gjata, sikur të ishte larë tani,…çetniku serb iu afrua, dhe këmbën e tij e nguli në fytin e njomë të foshnjës së porsalindur,…zorrët e njoma iu shkapërderdhën në të gjitha anët…”/gazetaimpakt 

OPINIONE

INTERVISTA