Ceremoni përkujtimore për vajzën muslimane të vrarë në SHBA

Në Chicago u organizua një ceremoni përkujtimor për 17-vjeçaren Nabra Hassan, e cila u vra në SHBA të dielën e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Një grup i njerëzve të cilët u mblodhën përballë Federal Plaza në qendër të qytetit, bënë lutje për Hassanen dhe viktimat e urrejtjes, si dhe dhanë mesazhe të solidaritetit.

Në program mbajtën fjalime përfaqësuesit e feve dhe të kulturave të ndryshme. Ceremonia, ku u përjetuan momente emocionale, përfundoi me me vendosjen e qirinjve.

Policia e Chicagos gjatë kësaj ceremonie mori masa të sigurisë në ambientin përreth.

Ndryshe, Nabra Hassan ishte humbur pasi që kishte një konflikt me një person kur ajo ishte duke shkuar në xhami me automjetin e saj për të bërë syfyr. Trupi i muslimanes u gjet nga policia në një pishinë. Policia kishte deklaruar se vrasja ka ndodhur si rezultat i “një konflikti në komunikacion”, kurse familja e vajzës së re ngjarjen e kishte vlerësuar si “krimit të urrejtjes”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne