Ceremoni përkujtimore për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Me rastin e 22-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ku u masakruan më shumë se 8 mijë civilë boshnjakë dhe e cila në Evropë përshkruhet si tragjedia më e madhe njerëzore e përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore, në ish-fabrikën e baterive në Potoçari e cila në luftë është përdorur si bazë e ushtarëve të OKB-së është mbajtur një ceremoni përkujtimore.

Anëtari i Këshillit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni, duke theksuar se koha në të cilën jetojnë kërkon nga ata ngritjen e zërit dhe t’i japin përgjigje atyre që nuk kuptojnë ose nuk dëshirojnë të kuptojnë mesazhin e tmerrshëm të gjenocidit, Izetbegovic ka rikujtuar se ato që janë përjetuar gjatë viteve 1995 dihen shumë mirë nga të gjithë, ku njësitë nën urdërat e Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç kanë masakruar mijëra boshnjakë të marrë peng.

“Kujt dhe çfarë të këqijash kishin kryer ata të rinj dhe të moshuar që u vranë këtu duke mbrojtur familjet dhe jetët e tyre”, është shprehur Izetbegovic, duke shtuar më tej se “15 vjeçari Damir Suljic dhe 72 vjeçari Alija Sahilovic u vranë vetëm se ishin muslimanë, sepse ishin boshnjakë dhe kishin lindur në Srebrenicë.”

Duke vënë në dukje se në gjenocidin e përjetuar në Srebrenicë edhe OKB-ja ka qëndruar “e heshtur” dhe “pasive” Izetbegovic tha më tej se “Morën informacione të sakta rreth masakrave që vazhduan për ditë me radhë. Kishin edhe pamje satelitore në lidhje me varret masive. Por sërish e braktisën si frikacakë zonën e sigurtët të OKB-së”.

Asnjëherë nuk është zgjuar ndërgjegjja e shtypësve, është shprehur Izetbegovic duke bërë të ditur se “ata edhe sot pikërisht ashtu si 22 vite më parë vazhdojnë ta mohojnë dhe fshehin tiraninë e përjetuar këtu.”

Pasi ka tërhequr vëmendjen se gjykatat ndërkombëtare dhe ato lokale ndodhitë që janë përjetuar i kanë cilësuar vetëm me një emër të mundshëm që është “gjenocid”, Izetbegovic, ka theksuar se “Përvoja e hidhur e Srebrenicës na drejton një pyetje të rëndë të gjithëve ne. Ndonjëherë ne mendojmë se kjo pyetje nuk ka përgjigje. Por kjo duhet ta ketë një përgjigje. Këto përgjigje janë në të ardhmen plot jetë dhe paqe. Ndërsa drejt një të ardhmeje të tillë mund të shkohet në saje të paqes. Kjo është e nevojshme për ne edhe për brezat e ardhshëm. Por çdo gjë duhet të dihet nga të gjithë. Se në Bosnje dhe Hercegovinë nuk mund të ketë një paqe dhe të ardhme më të mirë pa drejtësi dhe pastërti.”

Lideri boshnjak i ka bërë thirrje popullit, politikanëve serb dhe liderëve fetarë që të pranojnë të vërtetën dhe të heqin dorë nga mohimi i gjenocidit dhe ndër të tjera ka vënë theksin se pala serbe duhet të hedhë këtë hap për vendosjen e paqes së vërtetë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

“Srebrenica është plaga më e thellë e boshnjakëve dhe ata asnjëherë nuk do ta harrojnë këtë. Hakmarrja jonë më e madhe duhet të jetë drejtësia dhe sinqeriteti. Për këtë arsye ne nuk do të heqim asnjëherë dorë nga lufta jonë për drejtësi dhe sinqeritet”, është shprehur Izetbegovic.

“Drejtësia erdhi me vendimin e ICTY”

Kryetari i Gjykatës Penale Ndërkombëtare të ish-Jugosllavisë (ICTY), Carmel Agius i cili ka mbajtur një fjalim në ceremoni, është shprehur se pavarësisht shumë vështirësive që gjykata është përballur janë krenarë me punimet që kanë kryer për ndëshkimin e përgjegjësve të luftës së Bosnjës dhe për gjetjen e varreve masive. “Mohimi i historisë është një sulm kundrejt të vërtetës. Gjenocidi në Srebrenicë nuk mund të krahasohet me asnjë ngjarje përpara”, ka shtuar Agius.

Të afërmit e viktimave nuk duhet të bien në kurthet e atyre që mohojnë gjenocidin, ndërsa liderët politikë kanë një detyrë të vështirë në emër të qeverisjes së vendit, ka rikujtuar Agius.

Në ceremoninë përkujtimore dhe të varrosjes së mbetjeve mortore të 71 viktimave në emër të Turqinë merr pjesë edhe zv.kryeministri Numan Kurtulmuş.

Çfarë ndodhi në Srebrenicë?

Pasi Srebrenica u pushtua nga njësitë serbe nën komandën e Ratko Mlladiç më 11 korrik 1995, civilët boshnjakë që u strehuan tek ushtarët holandezë nën çatinë e OKB-së, u dorëzuan serbëve.

Serbët të cilët lejuan mbërritjen e grave dhe të fëmijëve në rajonin e kontrolluar nga ushtarë boshnjakë masakruan më shumë se 8 mijë boshnjakë meshkuj në zonën e pyllëzuar, nëpër fabrika dhe depo të cilët në atë periudhë u varrosën në varre masive.

Mbetjet mortore të gjetura në varret masive në punimet e nisura për të gjetur të zhdukurit pas luftës pas përcaktimit të identitetit ato varrosen çdo vit më 11 korrik me një ceremoni të zhvilluar në varrezat memoriale Potoçari./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne