Ceremonia mortore e miliona njerëzve për nder të gjeneral Kasem Sulejmani

Ceremonia madhështore mortore e gjeneral Kasem Sulejmanit, komandantit të forcave Kods të Gardës Revolucionare, po organizohet në Teheran me pjesëmarrjen e miliona iranianëve revolucionarë.

Sot në mëngjes Ajetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamit, mbajti namazin përpara trupave të martir gjeneral Kasem Sulejmani, Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcës Hashd Shaabi dhe 4 prej martirëve iranianë, që u martirizuan në sulmin kriminal dhe terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit. Pas faljes së namazit, trupi i martirit Kasem Sulejamni dhe i shokëve të tij, është shoqëruar nga miliona njerëz përfshirë funksionarë të shtetit, të ushtrisë dhe funksionarë të grupeve të rezistencës. Disa ambasadorë dhe përfaqësues diplomatik në Teheran, gjithashtu morën pjesë në këtë ceremoni. Pjesëmarrësit në ceremoninë mortore të gjeneral Kasem Sulejmanit kanë hedhur slogane si “ Vdekje Amerikës”, “ Vdekje Izraelit”, “ Jo kompromisit dhe jo dorëzimit në luftën me Amerikën”, “ Çfarë do të bëhet nëse Khamenei lëshon dekretin e Xhihadit tim” dhe “ Hakmarrje e ashpër për gjakun e martirit Sulejmani”. Trupi i gjeneral Sulejmanit, sot pasdite do të shkojë në qytetin Kum ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e martë në qytetin Kerman. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant i forcave Kods të Gardës Revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak, së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, u martirizuan ditën e premte në një sulm terrorist ajror të Amerikës pranë aeroportit të Bagdadit në Irak./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne