Çfarë do bëjë rrjeti i Sorosit në Shqipëri

Avokati Altin Goxhaj ka bërë një parashikim të frikshëm mbi qeverisjen e katër viteve të ardhshme.

Duke renditur gjithçka negative që pritet të ndodhë këto vite, Goxhaj shkruan në rrjetet sociale se mbjellja e kanabisit do të mbetet e vetmja “ekonomi prodhuese” e shqiptarëve.

Sipas tij, ky është projekti AntiAmerikan Gjerman i BE për Ballkanin, i cili mbështetet nga gjithë rrjeti ballkanik i Sorosit.

Statusi i plotë:

ÇFARË ËSHTË JUGOSLLAVIA E RE si projekt AntiAmerikan Gjerman i BE për Ballkanin i mbështetur nga gjithë rrjeti ballkanik i Soros!
Shqipëria prodhuese nuk ka asnjë shans t’i mbijetojë konkurencës së mallrrave serbë pa doganë! Asnjë shans si për nga çmimi, kosto dhe cilësia! Sdms ushqimorë! Ndaj fshati shqiptar do vdesë sps asnjë produkt i tyre përveç agrumeve dhe ullinjve s’mund të konkurojë as te tezga buzë rrugës!
Dhjetra mijë apartamentet në bregdet që shiten për 5 lekë për arsye krize dhe emigrimi do ti blejnë serbët!
Pagesat e superkësteve të superborxhit të Shqipërisë s’do mbulohen më nga të ardhurat nga doganat por duke rritur taksat dhe tarifat (siç po rriten taksat për metër katror për apartamentet me kërkesë të Bankës Botërore dhe FMNsë).
Me 4 fushata të tjera djegiesh të pyjeve 2017-2021 s’do mbesë më gjë!
Mbjellja e cannabisit do të mbetet e vetmja “ekonomi prodhuese” e shqiptarëve duke na përcaktuar përfundimisht si barbarët dhe kriminelët e Ballkanit!
Shpopullimi i fshatit nuk do sjellë mbipopullimin e qytetit sps vetë qyteti do të shpopullohet! 1 milionë shqiptarë po punojnë 24 orë çdo ditë për të gjetur rrugën dhe pritjen për t’u zhdukur një orë e më parë nga Shqipëria! 1 milionë të tjerë i kanë var shpresat e ikjes te ky milionshi i parë!
Ky është Projekti AntiAmerikan Gjerman i BE për Ballkanin i mbështetur nga gjithë rrjeti ballkanik i Soros, një Jugosllavi e re që i jep Shqipërinë Serbisë si kusht të largimit nga Rusia dhe afrimit me BEnë! Kjo ishte dhe rruga e vetme që pati Soros për të mbrojtur “investimin” e vet ballkanik pas “dëbimit” nga Ëashingtoni! Nga këtu buronte edhe siguria e Ramës dhe Bashës në 17 Maj kur varrosën përfundimisht Shqipërinë njësoj si Enveri në 1944! Sepse kjo ishte e vetmja rrugë shpëtimi për të dy pas fitores së Trump në Ëashington që u vuri në pikëpyetje investimin e tyre të përbashkët sorosian për instalimin e kësaj Oligarkie Sorosiane në Pushtet!
Nuk më besoni? E kur më keni besuar ndonjëherë paraprakisht përveçse pasi ka ndodhur pikërisht ajo që ju kam thënë gjithmonë!/CityNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne