Çfarë diplomacie? Vetëm këtë javë SHBA ka kërcënuar 36 shtete

Kanë qenë ditë tepër të ngarkuara për diplomacinë amerikane pasi vetëm këtë javë dhjetëra vende përfunduan duke marrë kërcënime, ultimatume dhe sanksione. Dhe ende nuk është mbyllur java.

Meksika është shenjestra më e fundit. Ajo u godit me 5 përqind te tarifave për çdo eksport, të cilat gradualisht do të shkojnë duke u rritur në 25 për qind derisa të ndalet rrjedha e emigrantëve të Amerikës Latine për në SHBA, duke u përmbushur kështu një nga premtimet zgjedhore të Presidentit Donald Trump. Shumica e emigrantëve nuk janë as nga Meksika.

Në anën tjetër të botës, raportohet se India do të detyrohet të përballet me një zgjedhje: ose të groposë blerjen e sistemit raketor rus S-400 ose të përballet me sanksionet amerikane sipas aktit amerikan të sanksioneve (CAATSA).

Turqia po përballet me një ultimatum të ngjashëm: Ose të braktisë sistemin raketor rus S-400 (diçka që Ankaraja e ka refuzuar në mënyrë të përsëritur) ose të humbasë aksesin në programin e avionëve luftarakë F-35. Ky kërcënim u përsërit të enjten nga Kathryn Wheelbarger, ndihmës sekretare amerikane e mbrojtjes për çështjet e sigurisë ndërkombëtare. Ankaraja tashmë ka investuar rreth 1.25 miliardë dollarë për super avionin e shtrenjtë amerikan, megjithëse shumë pjesë të tij jane duke u prodhuar në Turqi. Ende është një pyetje e hapur se kush do të jetë humbësi më i madh.

I gjithë Bashkimi Europian mund të përballet me dënime nëse përpiqet të tregëtojë me Iranin duke përdorur mekanizmin e tij humanitar pa dollarë për të anashkaluar embargon amerikane. Duke qenë se kanë punuar shumë në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Teheranin, i cili vazhdimisht ka konfirmuar bashkëpunimin e tij, shtetet anëtare të BE nuk janë të gatshëm që ti japin fund tregtisë me Iranin prej disa tekave të Trumpit. Ndërkohë përfaqësuesi special i SHBA-së për Iranin Brian Hook të enjten riafirmoi kërcënimin me sanksione sipas CAATSA-s.

Kuba, kurbani i rizbuluar i mekanizmit më të ri anti-socialist të administratës Trump, po bën thirrje për mbështetje ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Në vizitën e tij të së enjtes në Kanada, zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha se Ottawa duhet të ndalë “influencen e keqe” të Havanës në çështjet e Karakasit – pavarësisht kundërshtimeve të kryeministrit Justin Trudeau se ai mund të luante një “rol pozitiv” në zgjidhjen e krizës atje.

Vetëm brenda një dite kemi 32 vende të kërcënuara (duke llogaritur 28 anëtarët e BE-së).

Përmendja e Iranit (për të cilin u pretendua se qëndronte “pothuajse me siguri” pas një sulmi të kohëve të fundit ndaj disa naftëmbajtëseve në Gjirin Persik), Kinës (që guxon të blejë naftën iraniane), Rusisë (e cila “ndoshta” ka rinisur testimet bërthamore ne nivel të ulët) dhe Venezuelës (ku largimi i presidentit të saj të zgjedhur është rezultati i vetëm i bisedimeve të shumëpritura me opozitën që Uashingtoni do të pranojë) – është pothuajse një mendim i mëvonshëm. Nuk kalon as edhe një javë që administrata Trump të mos rrijë pa lëshuar akuza dhe kërcënime kundër njërit ose kundër të gjithë këtyre vendeve. Ndërsa këtë javë, masa e kërcënimit u shtua më shumë se kurrë.

Ketu kemi nje paraqitje vizuale të vendeve me ngjyrë të kuqe që SHBA ka kërcënuar vetëm këtë javë.

Influenca amerikane, e ndërtuar përgjatë dekadave, është e pamohueshme: madje kundërshtarët e saj varen tek dollari amerikan dhe janë ndoshta në mëshirën e bazave të shumta ushtarake të saj që gjenden në të gjithë globin. Trump dhe rrethi i tij luftëdashës kanë qenë më se të gatshëm në harxhimin e kredibilitetit të tyre në goditjen e cdokujt që nuk hyn në rresht.

Skenari më i keq është se ai mund ta tërheqë botën drejt luftrave shkatërruese. Kurse skenari më i mirë është ai po e hedh influencën tutje, gje që tregon për aleatët dhe rivalët se një divorc i shëmtuar mund të jetë e vetmja rrugëdalje nga kjo marrëdhënie abuzive./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne