Çfarë do të bëjnë në veri të Sirisë militantët nga Guta Lindore?

Një burim nga rrethet politike të Sirisë që vlerësoi tërheqjen e Jaish Al-Islam (Ushtria Islame) nga Guta Lindore, u përpoq të gjente një përgjigje në pyetjen se çfarë do të bënin militantët e organizatës të vendosur në rajonin nën kontroll të TSK-së në veri të Sirisë.

Burimi i cili raportoi për Sputnik dhe i cili kërkoi që emri i tij të mbetet anonim, u shpreh: “Anëtarët e kësaj organizate ishin në një situatë shumë më të vështirë në krahasim me grupet e tjera që luftuan në Siri. Dihet se Arabia Saudite ishte e rëndësishme në Siri dhe se ata kanë bërë shumë për mbrojtësit kur kontrolluan në kohë zonat e kryeqytetit të Damaskut. Dihet edhe se ata u përleshen me Feylak er-Rahman të lidhur me Turqinë dhe me Frontin Nusra të lidhur me Katarin.”

Burimi i cili deklaroi se militantët e Jaish Al-Islam u transferuan në Cerablus në veri të Sirisë, shtoi përshtypjen se: “Aktualisht, kjo pjesë e vendit është e pushtuar nga Ankaraja, atje ka ushtarë që e kanë kryer operacionin Mburoja e Eufratit. Ata i presin me armiqësi militantët që vijnë, sepse ata nuk u besojnë atyre dhe mbrojtësve të Saudisë.”

‘PËR TË MOS VDEKUR NGA URIA NJË PJESË PREJ TYRE BASHKËPUNUAN ME USHTARËT TURQ’

Burimi që tregoi se militantët të cilët u dërguan në veri të Sirisë u përpoqën të gjenin një vend të përshtatshëm për vete, raportoi se një pjesë e tyre shkuan për të luftuar kundër YPG-së duke rënë dakord që të bashkëpunojë me ushtarët turq.

Burimi që tha se: “Ata po kërkojnë mbrojtës të ri në mënyrë që të mos vdesin nga uria dhe të mos humbasin si një formacion i armatosur”, vazhdoi si më poshtë:

‘USHTRIA ISLAME DO TË HARROHET’

“Megjithatë, ata nuk do mund të luftojnë ashtu si më parë, sepse forcat pro-turke dhe Turqi nuk i’u besojnë atyre. Ata madje u larguan nga Guta Lindore pa pasur armë të rënda dhe u vendosën në kampet e azilkërkuesve, që do të thotë se ata nuk do të mund të flasin për sukseset ushtarake. Ata me siguri do të bashkohen me grupe të tjera të armatosura. Me fjalë të tjera, Jaish Al-Islam do të harrohet.”

‘MUND TË TRANSFEROHEN NË JEMEN’

Burimi i cili vlerësoi edhe deklaratën e Përfaqësuesit të Përhershëm të OKB-së në Siri, Beshar Xhaferi, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku tha se Arabia Saudite do t’i përdorë këta militantë në luftën kundër Jemenit, tha se: “Ky do të jetë një zhvillim krejtësisht i pritur, sepse Arabia Saudite është sponsori kryesor i Jaish Al-Islam. Koalicioni Arab nën udhëheqjen e Arabisë Saudite ka nevojë për forca të reja për ta kthyer rrjedhën e Jemenit në favor të vet”, dhe vazhdoi si më poshtë:

“Në këtë pikë, lind pyetja lidhur me atë se si do të transferohen militantët, sepse rruga më e rehatshme kalon përmes Turqisë. Ankaraja do të pranoj që t’a kaloj këtë hap ose Arabia Sudite do të gjejë një rrugë të re dhe do të përpiqet të marrë miratim.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne