Çfarë janë kurdët për Islamin?

nga prof. dr. Kudret Bülbül*

 

Abraham Lincoln thotë: “Disa mund ti mashtroni ndonjëherë, disa mund ti mashtroni gjithmonë, por të gjithë nuk mund ti mashtroni gjithmonë”. Me operacionet e perceptimit mund të përshkohet distancë deri diku. Por zbulimi (dalja në shesh) është fati i të vërtetës.

Media perëndimore e paraqet organizatën terroriste PKK/PYD pothuajse si “luftëtare e lirisë”. Sipas saj kjo organizatë terroriste përfaqëson të gjithë kurdët. Lufta kundër kësaj organizate terroriste qenka (sipas tyre) kundër kurdëve dhe mbështetja ndaj organizatës terroriste ofrohet si mbështetje ndaj kurdëve. Edhe operacioni i Turqisë në Afrin tregohet sikur është një operacion kundër kurdëve. Këtë gjuhë, për fat të keq, ka raste që e përdorin edhe kanale televizive si Al Jazeera.

Organizatat terroriste kurde që bëjnë spastrim etnik ndaj kurdëve

Organizata separatiste terroriste PKK në të vërtetë dëmin më të madh e ka bërë dhe vazhdon ta bëjnë ndaj kurdëve. Shumica e më shumë se 40 mijë personave që kanë humbur jetën prej terrorit të PKK-së në Turqi janë kurdë. PKK-ja ka ndërmarrë një spastrim etnik kundrejt kurdëve, që nuk kanë përvetësuar ideologjinë marksiste/leniniste dhe udhëheqjen e terrorit.

Për këtë arsye miliona njerëz, nga lindja dhe juglindja e Turqisë kanë emigruar në perëndim të vendit dhe veçanërisht në Stamboll. Me këto emigrime, Stambolli është kthyer në qytetin ku jetojnë më shumë qytetarë me origjinë kurdë. Është shumë domethënëse që njerëzit e arratisur nga terrori i PKK-së, në vend që të shkojnë në rajonet kurde të Irakut dhe Sirisë, kanë zgjedhur të emigrojnë në rajonet e brendshme të Turqisë, ku jetojnë më shumë turqit.

Sot një spastrim të ngjashëm me atë të PKK-së po e bën zgjatimi i saj, organizata terroriste PYD në Siri. Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, PYD-ja kërkon të krijojë një korridor terrori nga kufiri i Turqisë në Mesdhe dhe ashtu siç ka bërë PKK-ja në të shkuarën, dëbon nga atdheu i tyre ata që nuk i mbështesin, duke filluar nga kurdët, arabët e turkmenët. Për këtë arsye qindra mijëra kurdë janë strehuar në Turqi. Së bashku me ata që janë arratisur nga DAESH-i sot në Turqi jetojnë miliona sirianë. Sigurisht që nuk mungojnë edhe kurdët që mbështesin këto organizata terroriste. Por duke u nisur nga kjo mbështetje, të mendosh PKK-në si përfaqësues të kurdëve është e barasvlershme si të mendosh që Hitleri përfaqëson të gjithë gjermanët dhe  Mussolini përfaqëson të gjithë italianët.

Çështja që vihet shpesh në pyetje nga media perëndimore; Përse kurdët të mos kenë një shtet komb? Përkrahet nga një përqindje e caktuar e të rinjve kurdë. Por ata që shtrojnë këtë pyetje, nuk shtrojnë pyetjen; Përse racat e ndryshme që jetojnë në Amerikën e përbërë nga 50 shtete nuk kanë një shtet më vete?

Mirëpo përse vendet perëndimore, që mbështesin të gjitha lëvizjet separatiste në Lindjen e Mesme, nuk mbështesin lëvizjen e Katalonjës për pavarësi? Madje e kundërta, edhe pse nuk është përfshirë në asnjë aktivitetet terrorist, përse Gjermania arreston liderin e pavarësisë së Katalonjës, Carles Puigdemont? Thelbi i çështjes nuk është zotërimi i një shteti për çdo komb por është politika copëto-ndaj-udhëheq.

Ashtu siç nënvizon në mënyrë të drejtë edhe Edmund Burke, duke kritikuar revolucionin francez, e rëndësishme është se kujt i shërbejnë konceptet e shndritshme.

Nëse çështja është ekzistenca e një shteti për çdo komb, madje edhe më përtej, për çdo principatë/emirat/qytet, kjo gjendje është testuar në hapësirën tonë gjeografike më së shumti edhe më parë. Në Lindjen e Mesme, gjatë luftërave të kryqëzatave, kishte shumë principata, emirate dhe shtet qytete. Gjithashtu edhe Anadolli ishte ndarë mes principatave turke. Turqit, kurdët, arabët kishin ndarë shumë pjesë me tyre. Por çfarë rezultati pati? Për shkak të këtyre ndarjeve nuk mbeti pothuajse asnjë qytezë myslimane pa u pushtuar. Çfarë do shkaku të ketë, nëse fillon një herë copëtimi (ndarja), atëherë caku i ndalesës së copëtimit mbetet në vullnetit e copëtuesit.

Para qindra vjetësh, pavarësisht se nuk u mbështet nga shumica, përsëri me ndikimin e Perëndimit, arabët kishin hyrë në një rrugë të ngjashme. Sot ka 23 shtete arabe. Flitet edhe për më shumë plane të copëtim të Irakut, Sirisë dhe disa monarkive të Gjirit Persik. Me këtë gjendje, popujt e Lindjes së Mesme, përjetojnë periudhën më të dobët dhe më pasive. Ndërkohë që ato që përjetohen shfaqen në mënyrën më të dhimbshme dhe më të qartë, popujt e Lindjes së Mesme, përfshi edhe kurdët, nuk duhet të copëtohen edhe më shumë, por duhet të flasin për bashkim dhe unitet.

A janë kurdët laik kurdë të mirë?

Në median perëndimore ndaj organizatës terroriste PKK flitet me lëvdata, me interes dhe mbështetje pasi është një organizatë terroriste laike. Ndërkohë që islami përmendet më shumë me terrorin, kurdët laikë shihen si shpëtim.

Sektarizmi ofrohet si një zgjidhje. Kjo gjendje nuk është asgjë tjetër veçse një trillim, një operacion perceptimi.  Sepse dy tragjeditë më të mëdha me të cilat është përballë njerëzimi, ku ka përjetuar vdekje dhe mizori të papara, Lufta I dhe II Botërore, janë luftëra të përjetuara të dyja ndërmjet vendeve me shumicë laike ose ndërmjet ideologjive laike. Në thelb, laik ose jo, imperializmi nuk ka ideologji. Shfrytëzimi është shfrytëzim. Për këtë arsye mbështetja e vendeve perëndimore ndaj PKK-së nuk është për çështjen e laicitetit por është për shkak të shfrytëzimit të kësaj organizate terroriste. Gjithashtu, çdo lloj organizate ose shtet, që është shkëputur nga vlerat shoqërore, kulturore dhe fetare ose është bërë larguar (bërë i huaj) nga shoqëria nga e cila ka dalë, qoftë laik apo jo, është i detyruar të mbështetet edhe më shumë tek vendet imperialiste.

Përse bëhen tërë këto shtrembërime?    

Thuhet se “Historia përsëritet nëse nuk merret mësim prej saj”. E sotmja është pasqyra e të nesërmes, kurse e djeshmja është pasqyra e të sotmes.

E parë nga aspekti historik, 3 elementët themelues të Lindjes së Mesme; kurdët, arabët dhe turqit kanë arritur paqe në nivelin e bashkimit dhe kanë mundur të jenë një aktor global. Kurse në nivelin e copëtimit janë përballë me lot, vdekje dhe mizori dhe janë kthyer në lodër të qarqeve globale të ligësisë.

Uniteti arab, kurd, turk mundi të ndalë luftërat e kryqëzatave kundër rajonit tonë. Me këtë unitet Jerusalemi i pushtuar, mundi të shpëtojë me komandantin kurd Selahaddin Eyyubi dhe në rajon u vendos përsëri stabiliteti. Tashti disa qendra të Perëndimit mundohen të bëjnë edhe një herë atë që bëjnë gjithmonë.

Këto qendra mundohen të tërheqin ndaj vetes një nga 3 elementet themeluese të Lindjes së Mesme, që kanë jetuar prej shekujsh së bashku dhe kanë qenë flamurtarë të islamit. Me këtë qëllim mundohen që kurdët të kthehen në gjendjen e një rrethi lokal të sulmeve imperialiste.

Gjatë luftërave të kryqëzatave, një pjesë të këtij roli e kishin ndërmarrë të krishterët dhe armenët në rajon. Tani Izraeli luan një rol të ngjashëm në emër të destabilizimit të rajonit.  Por për herë të parë, një shoqëri myslimane, kërkohet të kthehet në një kontraktor (mashë) lokal të sulmeve të imperialistëve modernë, të rrymave të neo-kryqëzatave në disa vendeve. Me këtë qëllim kërkohet që kurdët të rendin pas një organizate marksiste/leniniste. Prandaj duke parashtruar se luftojnë kundër DAESH-it ‘përkëdhelin’ krenarinë e tyre.

Pavarësisht gjithë atyre shtrembërimeve dhe operacioneve të perceptimit, shumica e kurdëve janë të vetëdijshëm për lojërat që luhen  dhe janë kundër atyre. Përgjegjësia mijëravjeçare e turqve, kurdëve, arabëve do të dalë përsëri fitimtare dhe fëmijët e hapësirës tonë gjeografike nuk do të jenë kontraktorë (mashë) e sulmeve imperialiste dhe të neo-kryqyzatave.

*Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne