Çfarë ka kërkuar kryeministri izraelit Netanjahu në Moskë?

“Në vizitën e sotshme do të shfrytëzojmë rastin që të bisedojmë për marrëdhëniet bilaterale dhe problemet në rajon. Situata për fat të keq është kritike. Dua të shpreh shpresën se jo vetëm do të arrijmë të bisedojmë, por edhe të gjejmë zgjidhjen e cila do të sjell gjer te qetësimi i situatës dhe do të mundësojë që të gjejmë mënyrat për zgjidhjen e konflikteve kritike”, ka deklaruar presidenti rus Putini në fillim të takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun.

Duke fol për mësimet nga Lufta e dytë botërore, Netanjahu ka cek nevojën për kundërshtimin e “ideologjive vrastare” sikurse ishin fashizmi dhe nazizmi.” Në atë është vështirë të besohet, por 73 vite pas Holokaustit tek ne në Lindjen e Afërt kemi Iranin i cili haptas bën thirrje për shkatërrimin e shtetit të Izraelit”. “Ekziston ndryshimi në mes asaj që ishte atëherë(gjatë Luftës së dytë botërore), dhe të asaj të tanishmes:” sot ne kemi shtetin tonë”, ka shtuar Netanjahu.

“Me të vërtet vlerësoj rastin që me juve sot të shqyrtoj dhe të mendoj se si mundemi drejt të veprojmë në rajon , si mund të heqin të gjitha kërcënimet të cilët ekzistojnë në rajon në mënyrë të arsyeshme dhe përgjegjëse”, ka cek Netanjahu.

Ky diskursi diplomatik i panatyrshëm me të cilin sot kryeministri izraelit është drejtuar, fsheh qëllimet e vërteta të krye qeveritarit izraelit për të cilën me ditë të tëra shkruajnë mediat botërore. Është indikative se takimi i dy krerëve vie vetëm një ditë pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe zyrtarisht janë tërhequr nga marrëveshja nukleare iraniane, duke lënë hapësirë për eskalimin e konfliktit në hapësirën e gjerë të Lindjes së Afërt.

“Pasi që ka kërcënuar Moskën se në rast se nis me planet e saj për forcimin e sistemeve anti raketore siriane , Izraeli do t’i shkatërrojë në terren, çofshin ato sisteme S-300 apo S-700”, me ç’rast në mënyrë sarkastike ka deklaruar ministri izraelit i mbrojtjes Libermani. Tel Avivi tani kërkon ndihmën ruse për qetësimin e situatës. Ndryshimi dramatik është tipik për Izraelin. Izraeli konsideron se ky është hapi i arsyeshëm, por a thua do të funksionojë kjo?

E vërteta e thjeshtë është se prezenca iraniane në Siri , është realiteti gjeopolitik me të cilin Izraeli duhet të ballafaqohet. Çdo prezencë iraniane në Sirinë jugore e cila kufizohet me rrafshnaltën e Golanit po bëhet linjë e kuqe për Izraelin. Për këtë shkak vizita e Benjamin Netanjahut Rusisë mund të konsiderohet si një fakt të lutjes që Rusia të ndikojë tek Irani që të frenojë veprimin e tij në Siri, gjegjësisht të qëndrojë sa më larg rrafshnaltës së Golanit.

Por, llogaritja ruse është e përbërë. Interesi themelor i Rusisë qëndron në shpejtimin e qetësimit të dhunës në Siri. Në atë aspekt ekziston konvergjenca e plotë ruso-iraniane. Putini e njeh manovrimin e Netanjahut me ç’rast këtë e ka shpreh në janar të këtij viti me ç’rast nuk ka pas kohë për të takuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun. Mirëkuptim sekret i Putinit lidhur me sulmet ajror izraelite, Kremlini po mbahet i qetë, Paradoksalisht, në rast se dikush e di të vërtetën reale e cila qëndron prapa theksimeve izraelite , është vetëm Teherani.

Burimi : Global Cir/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne