Çfarë ka ndodhur më 14 qershor?

1158 – Duka i Saksonisë dhe Bavarisë, Henri ‘Luani’, themelon qytetin Mynih në brigjet e lumit Isar pranë një kuvendi murgjish benediktinë – Kështu qyteti mori dhe emrin Munich (bavarisht ‘Minga’ – Murg). Mynihu është kryeqyteti i shtetit gjerman të Bavarisë dhe qyteti i tretë më i madh në Gjermani, pas Berlinit dhe Hamburgut.

1775 – Lufta Revolucionare Amerikane: Kongresi Kontinental krijon forcat e armatosura duke shënuar lindjen e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Të nesërmen, Xhorxh Uashingtoni emërohet komandant i përgjithshëm.

1777 – Flamuri me 13 shirita të bardhë e të kuq dhe 13 yje të bardhë në sfond blu, miratohet nga Kongresi si Flamuri i Shteteve të Bashkuara. Me shtimin e shteteve do të shtoheshin edhe shiritat dhe yjet. Sot ky flamur ka 50 yje dhe 50 shirita që përfaqësojnë 50 Shtetet e Bashkuara.

1789 – Uiski i distiluar nga misri u prodhua për herë të parë nga kleriku amerikan Elia Craig, dhe u quajt Bourbon sepse kleriku Craig banonte në qarkun Bourbon të shtetit Kentucky.

1830 – Fillimi i kolonizimit francez të Algjerisë: 34 mijë ushtarë francezë fillojnë pushtimin e Algjerit, duke zbarkuar rreth 27 kilometra në perëndim. Kolonizimi francez, nën sisteme të ndryshme qeverisëse, do të zgjaste deri më 1962 kur Algjeria shpalli pavarësinë nga Franca.

1846 – Kolonët anglezë në Sonoma, Kaliforni, fillojnë një rebelim kundër Meksikës dhe shpallin Republikën e Kalifornisë. Por Republika nuk jetoi gjate; në të njëjtin vit shpërthen lufta meksikane-amerikane; lufta zgjati deri më 1848 dhe përfundoi me përfitime për SHBA-në – më 9 shtator 1850, Kalifornia i bashkohet 30 shteteve të tjera të Amerikës, dhe sot është shteti i tretë më i madh në Shtetet e Bashkuara për nga territori, pas Alaskës dhe Teksasit. Një në tetë amerikanë banon në Kaliforni – kështu i bie të ketë 38 milionë banorë.

1872 – Kanadaja legalizon sindikatat e punëtorëve.

1928- Lind Ernesto “Che” Guevara. I njohur zakonisht si el Che apo thjesht Çe, ai ishte revolucionar marksist argjentinas, mjek, autor, udhëheqës gueril, diplomat, dhe teoricien ushtarak; figurë e madhe e Revolucionit Kuban, fytyra e tij e stilizuar është simbol global i rebelimit në kulturën popullore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne