Çfarë kërkon Mogereni nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimorë ?

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini tha se BE-ja është e shqetësuar për shkak të rritjes së fjalimeve nacionaliste në Ballkan, sidomos kur kjo vjen nga politikanë të lartë. Kështu njëra nga arsyet kryesore për këtë takim është se si liderët e vendeve të Ballkanit të gjejnë mënyrën dhe të mësojnë se nuk duhet të këmbejnë mesazhe nacionaliste.
Njëra nga porositë e Mogerinit është se Ballkani është rajon kyç i Evropës dhe për këtë shkak duhet të forcohet perspektiva për integrim në BE.

“Ballkani Perëndimor është rajon kyç i BE-së kryesisht për shkak të sigurisë, parandalimin e radikalizmit, një vend ku kemi bashkëpunim të mirë, për shkak të menaxhimit të refugjatëve dhe kufijve. Unë shpesh them se nuk duhet të bisedojmë për perspektivën e këtyre vendeve për hyrje në Evropë, për shkak se këta vende janë në Evropë. Duhet të bisedojmë për perspektivën e integrimit të tyre në BE dhe pikërisht kjo është tema e darkës së sontme”, tha Mogerini.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne