Të gjithë e dimë për dëmet të cilat mund të na i shkaktojnë pijet e ndryshme, por çfarë do të ndodhte nëse i zëvendësojmë të gjitha ato pije me ujë?
Chris Bailey, bloger i njohur dhe lektor, ka kryer disa hulumtime ku përmes tyre tregon për ndryshimet që trupi juaj do t’i pësonte në raste të tilla.
Do të humbni peshë më shpejt
Duke konsumuar vetëm ujë për nëntë ditë, ju e humbni të njëjtën sasi të kalorive sikurse të keni vrapuar 8 kilometra në ditë.
E shpejtoni metabolizmin dhe i rritni nivelet e energjisë
Vetëm dy gota ujë në mëngjes mjaftojnë për t’jua shpejtuar metabolizmin për 24 për qind.
Truri funksionon më mirë kur konsumoni ujë
Duhet të keni parasysh se truri është 75 – 85 për qind ujë, prandaj duke konsumuar ujë, ju e ushqeni atë dhe kjo ju ndihmon të përqendroheni më mirë.
Do të hani më pak
Uji e zvogëlon apetitin dhe kjo rrjedhimisht ndikon të humbni peshë.
Trupi i largon më shpejt toksinat e ndryshme
Uji i largon nga trupi të gjitha substancat e dëmshme, ndërsa parandalon plakjen e parakohshme apo rrudhosjen e lëkurës.
Uji e zvogëlon rrezikun e shumë sëmundjeve
Uji është i shëndetshëm dhe ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve. Disa nga këto sëmundje janë edhe shtypja e lartë e gjakut, problemet me fshikëz, etj.
Zemra funksionon më mirë!
Pesë gota ujë në ditë e zvogëlojnë rrezikun për sulm në zemër deri në 41 për qind.
Lëkura bëhet më e butë dhe më e pastër
Uji e pastron dhe e ushqen e lëkurën, gjë që rrjedhimisht ndikon të keni lëkurë më të butë dhe më të pastër./ Bota Sot