Bota

Çfare do ndodhë me gratë dhe fëmijët e militantëve të ISIS-it? (Video)

Një numër i grave dhe fëmijëve të luftëtarëve të huaj në ISIS po mbahen nga autoritetet irakiane afër Mosulit.

Gratë dhe fëmijët e shumë militantëve të huaj që luftuan me ISIS-in në Irak janë duke u mbajtur në një kamp afër Mosulit nga autoritetet e këtij shteti.

Nga autoritetet irakiane janë duke u mbajtur 1050 fëmijë dhe 700 gra të luftëtarëve të huaj që iu bashkuan organizatës terroriste.

Qeveria e Irakut është duke kontaktuar me qeveritë e huaja për t’i kthyer këto familje në vendet e tyre por nuk ka gjetur përkrahje.

OPINIONE