Çfarë ndodhi me avionin rus më të shpejtë supersonik në botë?

Ashtu si në garën hapësinore, sovjetikët ishin në fillim të parët, edhe në garën e ndërtimit të avionit më të shpejtë në botë për pasagjerë. Tupolev Tu-144, kreu fluturimin e parë më 31 dhjetor 1968, dy muaj para avionit anglo-francez, Konkord. Avioni supersonik rus, mrrekulloi botën në panairin e aviacionit civil në Paris në vitin 1971. Të njëjtën gjë u përpoq të bënte 2 vite më vonë po në Paris, kur befas pësoi një difekt në ajër, dhe u përplas në tokë në afërsi të kryqytetit francez.

 

 

Gjashtë persona në bord, dhe tetë të tjerë në tokë, mbetën të vdekur. Një teori konspirative, pretendon se Tupolev u rrëzua për të shmangur përplasjen me një avion luftarak francez, Mirazh, që po përpiqej ta fotografonte. Vetë ekspertët rusë besojnë se aksidenti u shkaktua nga manovrimet e tepruara, të papërballueshme nga sistemi drejtues i avionit.

Nga ai moment fama e Tupolev Tu-144 mori fund. Pas 4 vitesh u përdor për transportim pasagjerësh për vetëm 6 muaj, një tjetër aksident, çoi në tërheqjen e tij përfundimtare nga shërbimi. Ndërkohë rivali i tij perëndimor Konkordi, fluturoi deri në vitin 2003, kur edhe fama e tij mori fund. Kjo ndodhi pas aksidentit të parë dhe të vetëm në vitin 2000, që shkaktoi vdekjen e 113 pasagjerëve në afërsi të Parisit, jo shumë larg vendit ku u rrëzua Tu-144 në vitin 1973.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne