Çfarë përfshin rezoluta për Jerusalemin?

Rezoluta kundër vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, me të cilin Jerusalemi shpallet kryeqytet i Izraelit, përfshin katër pika.

Në këto pika thuhet se:

Zhvlerësohet vendimi i SHBA për shpalljen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit

Thekson se SHBA, duhet të tërheqë vendimin e saj

Thekson se nuk ka fuqi ligjore asnjë vendim që ndryshon statusin e Jerusalemit

I bën thirrje Uashingtonit të distancohet nga hapja e ambasadës në Jerusalem, transmenton agjencia e lajmeve anadollu.

Ndryshe, sot në Asamblenë e Përgjithshme (AP) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka kaluar rezoluta kundër vendimit të qeverisë amerikane për njohjen e Jerusalemit, si kryeqytet i Izraelit.

Pro saj kanë votuar 129 shtete, derisa 9 prej tyre kanë qenë kundër dhe 35 tjera kanë abstenuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne