Mbetet ende mister fati i avokatit Besnik Muço ik zhdukur sapo hipi në tragetin e linjës Durrës –Bari në 2 nëntor, por nuk zbriti në destinacion. Bashkëshortja e tij, që ndodhet në Itali, ka denoncuar në autoritetet dhe mediat italiane për zhdukjen e të shoqit. Sipas të dhënave të Policisë së Durrësit, avokati 54-vjeçar u nis më 2 nëntor, por që nga ajo ditë, humbi gjurmët dhe gruaja e tij, Raimonda, shkoi fillimisht në Policinë italiane për të bërë denoncimin. Sipas bashkëshortes, ata duhej të takoheshin në Macerata të Italisë, por që ai nuk ka zbritur nga trageti. Vëllai i 54- vjeçarit, ka deklaruar në policinë e Durrësit se ka kontaktuar me Besnikun pak minuta para nisjes së tragetit dhe prej atij momenti, telefoni i tij rezulton i fikur. Nga verifikimi paraprak, rezulton Besnik Muço të ketë kryer check-in dhe të jetë imbarkuar në tragetin e linjës Durrës-Bari, por nuk ka informacion nëse ka zbritur në Bari apo jo. Po ashtu, burimet thonë se do të verifikohen kamerat e tragetit për të parë lëvizjet e personit të zhdukur, si dhe do kërkohet nga autoritetet shqiptare te homologet e tyre kufitarë italianë, nëse ka zbritur ose jo në portin e Barit. Gjithashtu, nëpërmjet kamerave, do të verifikohet nëse për rrethana të paqarta, avokati mund të ketë zbritur sërish nga trageti. Ndaj po verifikohen edhe tabulatet telefonike për të saktësuar nëse para nisjes ka pasur ndonjë telefonatë, çka e ka detyruar atë të zbresë sërish. Për këtë shkak, hetuesit e Policisë që po punojnë për këtë ngjarje, kanë kërkuar nga Policia Kufitare të verifikojë sistemin “Tims” për të verifikuar nëse ka kaluar kufirin shqiptar apo jo si dhe i kërkuan të kontaktohet Policia Kufitare në portin e Barit dhe të saktësohet nëse ai ka zbritur në këtë port./ lapsi
Çfarë po bëjnë hetuesit për të zbardhur misterin e avokatit të zhdukur në traget
November 12, 2017
2 Min Lexim

Mund tju interesojne
Gazeta Impakt
POSTIMET E FUNDIT
- Esad Pasha si at i kombit shqiptar dhe perpjekja e hoxhallareve shqiptare per nje Shqiperi Islamike
- PERËNDIMI KA NEVOJË PËR ERDOGANIN MË SHUMË SE KURRË…
- Lufta e tretë botërore ka filluar!
- Sanksionet ndaj Rusisë
- Imam Ahmed Kalaja denoncon policin e antiterrorit Bashkim Lamnica per kercenimet ne xhami
ARKIVI
- July 2022
- June 2022
- May 2022
- April 2022
- March 2022
- February 2022
- January 2022
- December 2021
- November 2021
- October 2021
- September 2021
- August 2021
- July 2021
- June 2021
- May 2021
- April 2021
- March 2021
- February 2021
- January 2021
- December 2020
- November 2020
- October 2020
- September 2020
- August 2020
- July 2020
- June 2020
- May 2020
- April 2020
- March 2020
- February 2020
- January 2020
- December 2019
- November 2019
- October 2019
- September 2019
- August 2019
- July 2019
- June 2019
- May 2019
- April 2019
- March 2019
- February 2019
- January 2019
- December 2018
- November 2018
- October 2018
- September 2018
- August 2018
- July 2018
- June 2018
- May 2018
- April 2018
- March 2018
- February 2018
- January 2018
- December 2017
- November 2017
- October 2017
- September 2017
- August 2017
- July 2017
- June 2017
- May 2017
- April 2017
- March 2017
- February 2017
- January 2017
- December 2016
- November 2016
- October 2016
- September 2016
- August 2016
- July 2016
- June 2016
- May 2016
- April 2016
- March 2016
- February 2016
- January 2016
- December 2015
- November 2015
- March 2015