Çfarë po ndodh? Forcat RENEA nisen me urgjencë drejt Skraparit në mesnatë

Forcat Renea janë nisur me urgjencë drejt Skraparit, ku ka një ngjarje në zhvillim.

Bëhet fjalë për një qytetar 57 vjeçarj,  që ka sulmuar policinë dhe ka shtënë me armë.

Deklarata e Policisë Skrapar:

Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen’5 Shtatori’, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne