Shqiperia

Çfarë po ndodh në Shkodër? Kanë mbërritur helikopterë dhe forca të shumta policie

Sot në qarkun e Shkodrës, ka nisur monitorimi nga ajri me anë të helikopterit, për kontrollin e territorit.

Krahas monitorimit nga ajri, vijon kontrolli i imtësishëm i territorit nga toka. Gjatë ditës së sotme u monitorua dhe u kontrollua zona e fshatrave:

Në Njësinë Administrative Postribë, në fshatrat Vilez, Ura e Shtrenjtë, Prekal, Domen dhe Omaraj.

Në Njesinë Administrative Pult, në fshatrat Sume, Likaj, Kasnec, Marknonaj, Bjeshka Kondaç, Lugina e Kirit, Pog, Gjuraj, Boks, Xhan, Mgull, Plan, Kuje dhe Kir.

Në Njesinë Administrative Guri i Zi, në fshatrat Mazrek, Shpor, Dervishaj, Brahimaj, Nderfusha, Kodrat e Shengjergjit, Boç, Hundza, Gjoç, Ndersana, Geraj, Majç, Gjetkukaj.

Gjatë monitorimit dhe kontrollit të zonave  nuk u evidentua asnjë parcelë e kultivuar me bimë narkotike.

Operacioni i monitorim -kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.