Çfarë po paralajmëron sonte Ilir Meta? Kini durim deri me 25 qershor

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta paralajmëroi nga ‘Opinion’ se zgjedhjet e 25 qershorit do të kenë surpriza. Meta tha se LSI do të jetë forcë e parë jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe të tjera.

“Kini durim deri në 25 se do të ketë edhe 26 qershor” tha Meta.

“Nuk kam patur frikë, për aq kohë sa ata do të mendonë se mund të luajnë me fatet e shqiptarëve dhe të frikësojnë njerzit me praktikat e fëlliqura duhet të dinë se janë të pashpresë dhe republika e tyre e oligarkisë do të përmbyset me 25 qershor. Do të ketë surpriza që nga rezultati i zgjedhjeve, kini durim deri në 25 se do të ketë edhe 26 qershor. Mua më intereson që këta të dy të heqin dorë nga presioni që iu bëjnë njerëzve. Po iu them sot se LSI nuk është parti që na e falën, është krijuar me shumë sakrifica. LSI do të jetë forcë e parë dhe jo vetëm në Tiranë, mbaje mënd këtë që pot ë them. Gara është mes PS-LSI, PD është forcë e tretë” tha Meta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne