Çfarë qëndron pas arrestimeve të princave dhe ministrave në Arabinë Saudite?

Arrestimi i figurave mbretërore saudite, ministrave dhe biznesmenëve javën e shkuar mund të çojë në konfiskimin e parave dhe mjeteve të tjera me vlerë të paktën 800 miliardë dollarë. Megjithatë, a është kjo një përpjekje për modernizimin e Arabisë Saudite apo është thyer Shtëpia e Saudit?

Analisti Alessandro Bruno zbulon se çfarë qëndron pas spastrimeve të mëdha dhe nëse arrestimet ishin pjesë e një programi anti-korrupsion apo Mbretëria po përpiqet për të mbyllur vrimat e buxhetit për shkak se ekonomia e vendit të varur nga nafta por përballet me recension.

Sipas Brunos, nuk ka dyshim, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman (MbS) po konsolidon fuqinë e tij. “Ai është ambicioz, por duket se është i sinqertë në modernizimin e Arabisë Saudite sepse familja mbretërore e Saudit do të shembet pa ndryshime të mëdha”, tha ai.

Zemra e problemit është se Arabia Saudite nuk ka një taksë mbi të ardhurat dhe fitimet e naftës në vend kanë qenë më të ulëta vitet e fundit, shpjegoi ai. Sidoqoftë, Princi Salman ka plane të mëdha për të reformuar vendin, kështu që ai “ka shënjestruar princat më të pasur për të mbuluar disa nga mungesat në të ardhurat e naftës”.

Eksperti supozon se princi i kurorës mund të jetë gjithashtu duke arritur një lloj të ri trajtimi me manjatët e mbretërisë, duke pretenduar se “ata nuk do të jenë në gjendje të largohen duke ndjekur fatet e tyre aq lehtë sa tani”.

“E shoh atë si një lloj ‘grusht shteti;, si ajo që ndodhi në Katar në vitin 1995. Kjo është më shumë një goditje ndaj sistemit të vjetër sesa një xhihad anti-korrupsion”, tha Bruno, cituar nga tv Russia Today.

Mediat shtetërore saudite njoftuan javën e kaluar arrestimin e të paktën 11 princave sauditë dhe katër ministrave në detyrë, ku midis të ndaluarve është ministri i Gardës Kombëtare dhe ministri i Ekonomisë. Princi i kurorës ka shpjeguar arrestimet si pjesë e vendosmërisë së tij për të çrrënjosur korrupsionin, një parakusht për një ekonomi më të hapur./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne