Çfarë (s)u pa nga protesta sot

Protesta e opozitës ditën e sotme pati një pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve në sheshin “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta zgjati rreth një orë e gjysmë dhe u finalizua me fjalën e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në protestë pati dhe përplasje mes policisë e protestuesve. Madje, kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi u godit me shkop gome nga dy efektivë policie dhe mori plagë të forta. Përtej saj, protesta qe paqësore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne