nga Hasan Öztürk.
Siç e dini, ekziston një term i tillë si NATO-istët ose super NATO-ja. Ne jemi të mendimit se të gjitha grushtet ushtarake në Turqi janë kryer aktualisht nga Amerika dhe NATO.
Kur themi NATO-istët, i referohemi një krahu që ka një mendësi perëndimore dhe pranon tutelën që përfshin burokracinë ushtarake e cila mund të kryejë operacione në Turqi. Kur themi super NATO, i referohemi selisë ushtarake pro-grusht shteti që gjithashtu kontrollon luftën anti-guerrile.
Pasi pashë “armiqësinë” më të fundit të NATO-s ndaj Turqisë, mendova se do të ishte mirë të bëheshin disa përkujtime.
“Ne kemi besim në NATO dhe jemi besnik ndaj saj”
Një fjali nga deklarata e parë e atyre që kryen grushtin e shtetit të 27 majit 1960 thotë: “Ne jemi besnikë ndaj të gjitha aleancave dhe angazhimeve të saj. Kemi besim në NATO dhe jemi besnikë ndaj saj.”
A nuk është Interesante?
Ndërsa autorët e grushtit të shtetit të 27 majit u përpoqën t’i shpjegojnë popullit se përse bënë një grusht shteti, ata gjithashtu nuk harruan të japin një mesazh për botën, ose për ata me të cilët ata janë në një aleancë. “Ne kemi besim në NATO dhe jemi besnikë ndaj saj”.
Kjo është arsyeja se ata besonin se Presidenti Adnan Menderes dhe qeveria e tij po largoheshin nga linja e NATO-s. Prandaj, ata donin ta kthenin Turqinë në vijën e NATO-s. Dhe kjo është ajo që ndodhi.
Pra, çfarë lloj lidhjeje ka midis qarqeve në favor të grushteve të 27 majit dhe 15 korrikut?
Në transmetimin e tyre pirat të transmetuesit shtetëror TRT, komplotistët e grushtit të shtetit të 15 korrikut, përkatësisht organizata e terrorit të Fetullait (FETÖ), përmendi “NATO-n”.
“Obligimet e NATO-s do të përmbushen”
Deklarata e mëposhtme nga deklarata pirate e transmetuar në TRT është interesante:
“Këshilli i Paqes në vend ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur detyrimet e saj të vendosura nga OKB-NATO dhe të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare”.
27 maji, 12 marsi, 12 shtatori dhe 28 shkurti u kryen të gjitha kundër Turqisë, në të cilat ata donin të ri- tërhiqeshin në linjën e Amerikës dhe NATO-s.
Pra, çfarë ndodhi me grushtin e 15 korrikut?
Truri kryesor pas të gjitha grushteve është NATO dhe SHBA. Megjithatë, ata kanë forma të ndryshme. Për shembull, ata e organizuan 28 shkurtin përmes një “Grupi Perëndimor”. Dhe ne e njihnim atë strukturë si një “organizatë Alevite”.
Ata organizuan 15 Korrikun përmes FETÖ-s, nën maskën e një “lëvizjeje fetare”.
Qëllimi ishte përgatitja e terrenit për pushtimin nga NATO
Nëse ju kujtohet, ne gjithashtu mësuam se trupat e NATO-s prisnin në Qipro gjatë grushtit të shtetit të 15 korrikut të cilët do të përdornin kaosin e brendshëm si një justifikim për të pushtuar Turqinë. Përveç kësaj, kemi pasur dijeni se nëse grushti i shtetit do të ishte i suksesshëm, mijëra nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe terroristët e Daeshit që pritnin në kufijtë tanë jugorë do të kishin hyrë në Turqi.
15 korriku ishte planifikuar shumë ndryshe nga proceset e grushteve të shtetit. Baza për konflikt u përgatit në mënyrë që ta çonte vendin në një luftë civile.
E gjitha kjo për arsye se qëllimi përfundimtar ishte që NATO të përdorte përleshjet si një justifikim dhe ta pushtonte Turqinë.
Për ata që pyesin se nga ku i marr të gjitha këto, do të doja të bëja një kujtesë nga historia e kohëve të fundit.
Ali Bulaç, shkrimtari i cili aktualisht është në burg në pritje të gjyqit ndaj akuzave të FETÖ-s, i kishte bërë thirrje NATO-s në gazetën Zaman, tashmë të mbyllur që të pushtonte Turqinë.
Ali Bulaç i bëri thirrje NATO-s në 2015
Në vjeshtën e vitit 2015, Ahmet Turan Alkan, i cili gjithashtu shkroi për të njëjtën gazetë, kishte kërcënuar kryeministrin e atëhershëm Rexhep Tajip Erdogan me shembuj nga Teurati. Në një artikull, Ali Bulaçi i bënte thirrje NATO-s për përgjegjësi dhe deklaronte se Turqia do të ndahej.
Në artikullin e Bulaçit të Zamanit të 14 shtatorit 2015, ai thoshte, “Nëse PKK i adresohet NATO-s, NATO mund ta pushtojë juglindjen.” Arsyeja e tij ishte se NATO mund ta bente, si një kërkesë e konceptit të ri të NATO-s, ndërhyrje në zonat me kriza”.
Bulaç kishte shkruar në vitin 2015 për një pretendim të cilin tha se e kishte dëgjuar nga një këshilltar i Alija Izetbegoviçit të cilin ai e takoi në vitin 1999 në Sarajevë.
Seksioni përkatës në artikull thotë:
“Miku ynë [këshilltar i Izzetbegoviqit] i cili e njeh shumë mirë Turqinë, tha:” Në një të ardhme jo të largët, NATO mund ta pushtojë Turqinë. “I habitur, pyeta:” Bazuar në çfarë arsyetimi? “Ai tha:” Çështja kurde do bëhet gjithnjë e më e rëndë. Nëse përplasjet përhapen dhe problemi kthehet në një krizë politike dhe sociale, NATO do të ndërhyjë në juglindje për të siguruar stabilitet. “E pyeta nëse ky ishte komenti i tij, ai tha:” Jo. Begovici na tha se ai e kishte dëgjuar këtë personalisht nga gjeneralët amerikanë, të cilët po diskutonin për këtë çështje mes tyre.” (Ali Bulaç, Zaman, 14 shtator 2015).
Në të njëjtin artikull, Bulaç gjithashtu thotë se NATO mund të ndërmarrë veprime në Turqi duke përdorur sulmet ndaj Daesh-it si justifikim.
Forca pas autorëve të grushtit të shtetit të 27 majit, 12 marsit, 12 shtatorit dhe 28 shkurtit është e njëjta forcë që aktualisht qëndron prapa FETÖ-s: Amerika dhe NATO.
SHBA po përpiqet ta bëjë përmes Reza Zarrabit, atë që FETÖ nuk arriti dot ta bënte në 17 dhe 25 dhjetor 2013.
Ushtarakisht, NATO e identifikon Turqinë si armik.
Duket se kur “ata që kishin detyrën për të bërë grushtin e shtetit” dështuan, ata zgjodhën të ndërhynin drejtpërdrejt.
Nëse NATO është “në këte mës”, atëherë do të dimë ti mbrojmë vetë të drejtat tona.
Kjo është ajo që ne gjithsesi po bëjmë.
Le ta përfundojmë me një paralajmërim.
Çfarë po bëjnë super NATO-istët sot? Mendoj se duhet të fokusohemi pak tek kjo.
A jam gabim?
burimi:yenisafak/ Gazeta Impakt